Nga kjo periudhë, papunësia ka njohur rritje, e cila arriti pikun në fillim të 2014-s me 18,2% dhe pas kësaj nisi rënia graduale.
Femrat duket se janë më të privilegjuara në punësim, pasi papunësia për to është 2,4 pikë përqindje më e ulët sesa për meshkujt.
Me rënie është edhe shkalla e papunësisë për moshat e reja. Për kategorinë 15 deri në 29 vjeç, ndryshimi vjetor është 3,5 pikë përqindje më i ulët.
Në të kundërt me uljen e papunësisë është rritur shkalla e punësimit në vend. Sipas INSTAT, në prill- qershorin e këtij viti shkalla e punësimit për popullësinë 15-64 vjeç ka një rritje vjetore me 3,4 përqind, kjo e mbështetur në rritjen e punësimit në sektorin e shërbimeve me 9 përqind dhe sektori i industrisë me 2,5 përqind, kurse në sektorin e bujqësisë pati një rënie të punësimit prej 1,7%.
/INSTAT
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.