Papunësia ulet në 3-mujorin e tretë, por rikuperimi është i ngadaltë - Business Magazine Albania

Papunësia ulet në 3-mujorin e tretë, por rikuperimi është i ngadaltë

Zyra Punesimit

INSTAT raportoi se në 3-mujorin e tretë 2021, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri është 11,3%. Papunësia u ul me 0,3 pikë përqindje, në krahasim me 3-mujorin e tretë të vitit 2020, ashtu dhe me 3-mujorin e dytë të vitit 2021.

Shkalla zyrtare e papunësisë për burrat është 10,9% dhe për gratë 11,7%. Krahasuar me të njëjtin 3-mujor të vitit 2020, shkalla e papunësisë është ulur me 0,5 pikë përqindje për burrat, dhe është ulur me 0,1 pikë përqindje për gratë.

Papunësia ka rënë dhe tek të rinjtë. INSTAT njoftoi se shkalla zyrtare e papunësisë për të rinjtë 15-29 vjeç është 19,9%. Krahasuar me 3-mujorin e tretë të vitit 2020, shkalla e papunësisë për të rinjtë në 3-mujorin e tretë 2021 është ulur me 0,8 pikë përqindje.

Krahasuar me 3-mujorin e dytë 2021, ky tregues nuk ka ndryshuar.

Shkalla e papunësisë për grup-moshën 30-64 vjeç është 8,7%. Gjatë 3-mujorit të tretë të vitit 2021, shkalla e punësimit për popullsinë 15-64 vjeç është 62,0%. Në terma vjetorë, punësimi rritet me 10% në sektorin e industrisë, me 0,5% në shërbime, ndërsa ulet me 4,5% në sektorin e bujqësisë. Krahasuar me tremujorin e mëparshëm, punësimi për popullsinë 15 vjeç e lart u rrit me 2,4%. Punësimi u rrit me 4,9% në sektorin e industrisë, me 1,3% në sektorin e shërbimeve dhe 2,3% në sektorin e bujqësisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0