Panariti pret ambasadoren Jiang Yu: Kina do të mbështesë Shqipërinë në sektorin e ujitjes

Panariti pret ambasadoren Jiang Yu: Kina do të mbështesë Shqipërinë në sektorin e ujitjes


Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit te Ujërave, Edmond Panariti priti në një takim Ambasadoren kineze, Jiang Yu. Gjatë takimit, palët vlerësuan marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, arritjet e shënuara dhe theksuan rëndësinë e vijimit të bashkëpunimit në funksion të identifikimit të projekteve të përbashkëta në mbështetje të bujqësisë shqiptare.

Në emër të qeverisë shqiptare, Ministri Panariti falenderoi ambasadoren Jiang Yu për ndërmjetësimin e një projekti në mbështetje të bordeve të kullimit, konkretisht në financimin e një flote prej dhjetë ekskavatorësh të rinj të fuqishëm për hapjen dhe pastrimin e kanaleve kryesore kulluese.

Ministri Panariti u shpreh se ky është një hap i rëndësishëm drejt rinovimit të flotës së mjeteve motorike për përballimin e përmbytjeve. Kina do të mbështesë Shqipërinë në sektorin e ujitjes së tokave. Këtë vit do të nënshkruhet memorandumi i bashkëpunimit në këtë fushë midis Ministrisë së Bujqësisë shqiptare dhe Ministrisë së Burimeve Ujore të Kinës. Ambasadorja shprehu angazhimin për të vënë këto mjete sa më parë në dispozicion të Ministrisë së Bujqësisë dhe siguroi ministrin Panariti për mbështetjen e projekteve të ardhshme.

/Shqip/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0