Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare FINMA po heton disa banka zvicerane pas zbulimeve me kompanitë “offshore” në Panama.
Sa dhe cilat banka janë të prekura nga FINMA nuk duan të tregojnë në një intervistë për “NZZ am Sonntag”, përcjell albinfo.ch. FINMA dëshiron të dijë se cilat banka kanë punuar me firmën në fjalë në Panama dhe ndoshta kanë shkelur ligjet zvicerane.
Fakti se Zvicra është prekur edhe nga të ashtuquajturit “Panama Papers”, presidenti i FINMA, Thomas Bauer, ka pranuar më tutje se jo të gjitha bankat në përputhje me rregullat kundër pastrimit të parave janë në të njëjtën gjendje.
Drejtori i FINMA, Mark Branson, u kishte bërë thirrje bankave zvicerane javën e kaluar për më shumë angazhim kundër pastrimit të parave.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.