Panairi ‘Study in Europe’ prezanton rrugët drejt studimeve në Europë - Business Magazine Albania

Panairi ‘Study in Europe’ prezanton rrugët drejt studimeve në Europë

Panairi ‘Study in Europe’ prezanton rrugët drejt studimeve në Europë

Panairi “Study in Europe” u zhvillua sukses më datë 11 tetor 2025 në ambientet e Hotel Rogner, Tiranë, duke tërhequr një interes të gjerë nga të rinjtë, studentët dhe profesionistët e rinj shqiptarë që kërkojnë mundësi studimi dhe specializimi në universitetet evropiane. Gjatë ngjarjes, mbi 450 vizitorë morën pjesë për të marrë informacion të drejtpërdrejtë nga përfaqësuesit e institucioneve arsimore pjesëmarrëse.

 Në kuadër të panairit, vizitorët patën mundësinë të takojnë përfaqësues të mbi 40 universiteteve dhe institucioneve arsimore nga 15 vende evropiane, si edhe përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë dhe agjencive kombëtare përgjegjëse për mobilitetin dhe bursat studimore.

 Në stendat e secilit vend pjesëmarrës, përfshirë Austrinë, Belgjikën, Kroacinë, Estoninë, Francën, Gjermaninë, Hungarinë, Italinë, Irlandën, Letoninë, Maltën, Portugalinë, Rumaninë, Slloveninë dhe Spanjën, vizitorët morën informacion të detajuar mbi programet universitare, mundësitë e financimit dhe përfitimet e programeve si Erasmus+.

Lexo edhe: Rreth 91% e njerëzve nuk janë më miq me dikë që dikur e quanin “mik i ngushtë”

 Ngjarja u vlerësua për atmosferën dinamike dhe mundësinë e ndërveprimit të drejtpërdrejtë mes institucioneve europiane dhe të rinjve shqiptarë. Përfaqësuesit e universiteteve europiane vlerësuan nivelin e lartë të interesit të vizitorëve, si dhe pyetjet e shumta për programet akademike, bursat dhe proceset e aplikimit.

 “Study in Europe” është një projekt i Bashkimit Europian që promovon arsimin e lartë në vendet pjesëmarrëse të Erasmus+, duke i lidhur studentët shqiptarë me universitete, mundësi studimi, kërkimi dhe bursa në Europë. Ngjarja e Tiranës përbën një hap të rëndësishëm të turit rajonal, që ka për qëllim rritjen e ndërveprimit dhe informacionit mbi arsimin europian.

 Për informacione të mëtejshme, mund të vizitoni:

Web: https://studyineuropefairs.eu/exhibitions/detail/34/

Facebook: https://www.facebook.com/StudyInEurope.Welcome 

Instagram: https://www.instagram.com/studyineurope.welcome 

Rreth ‘Study in Europe’:

Kjo ngjarje organizohet në kuadër të iniciativës ‘Study in Europe’, e financuar nga Bashkimi Evropian. Projekti ‘Study in Europe’ po zbatohet nga një konsorcium i përbërë nga Campus France (organizata kryesore, Francë), DAAD (Gjermani), Nuffic (Holandë), Këshilli i Arsimit dhe Rinisë i Estonisë (Harno, Estoni), Academic Cooperation Association (ACA, Belgjikë) dhe DZS (Republika Çeke).

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0