Panairi i Shtutgartit, interes në rritje për stendën shqiptare - Business Magazine Albania

Panairi i Shtutgartit, interes në rritje për stendën shqiptare


Grupi polifonik i Himarës i cili ndodhet si pjesë e panairit të Shtutgartit në Gjermani, po tërheq vëmendjen e të gjithë vizitorëve, duke treguar një pjesë të vlerave të mëdha folkloristike që vendi ynë ka.

Pjesë e grupit të Shqipërisë janë dhe përfaqësues nga TID Kruja-Zona për Zhvillimin e Turizmit ku prezantuan live mënyrën e punimit të një qelesheje, e cila është një nga elementët karakteristike të kësaj zone dhe jo vetëm.

Ky demostrim, sipas burimeve nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, tërhoqi mjaft vizitorë në stendën shqiptare, ku jo vetëm e shijuan por dhe në mënyre simbolike ishin pjesë e këtij demostrimi dhe me vendosjen e qelesheve të cilat u shpërndanë posaçërisht për ta.

Të gjithë vizitorët morën dhurata simbolike nga Shqipëria, qeleshe, shaje të ideuara dhe kravata me brandin Go Your Own Way, albume fotografike ku të gjithë mund të njihen me vendet e mrekullueshme që Shqipëria ka, nëpërmjet fotos dhe sigurisht materialet informuese ku mund të marrin informacion të detajuar.

Duke ditur rëndësinë e këtij Panairi, sigurisht që ishin përgatitur materiale të veçanta për të gjithë vizitorët që do të ishin pjesë e saj. Pjesë e stendës së Shqipërisë ishte dhe këngëtarja e mirënjohur Benita Pula rezidente në Shtutgart, e cila u ftua për të performuar këngë të zonave të ndryshme të Shqipërisë. Ajo do të jetë pjesë e stendës së Shqipërisë dhe në tre ditët në vijim. Stendës së Shqipërisë ju bashkua dhe Rezzo Schlau, konsull nderi i Republikës së Shqipërisë në Landin e Badenwytenberg.

Schlau në fjalën e tij e cilësoi Shqipërinë si një destinacion turistik, i cili duhet vizituar patjetër. Gjithashtu ai cilësoi se për vite me rradhë Shqipëria ka qenë vend i izoluar, por në fakt ai tani ofron shumë, pasi laget nga detet Adriatik dhe Jon dhe mos të harrojmë pjesën e maleve e cila është një mrekulli natyre e paprekur e Shqipërisë. Njerëzit janë shumë mikpritës dhe shtëpia i takon mikut. Fjala e tij ishte mjaft mbresëlenëse dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithë vizitorëve.

Gatimet Tradicionale nuk munguan në stendën e Shqipërisë nga shef Sokol Prenga ku i ftuar me të ishte dhe Erion Gumeni, shef guzhine në një nga restorantet më të mira në Shtutgart. Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku realizoi disa takime mjaft me rëndësi, ku ndër to ishin me Christlicher Digest, redaktor i gazetës DasfamilienMagazine, Martin Ludwig përfaqësues i Albatros Luftwerbung, Sylvia Wurm manaxher nga Travel Zoo, takime këto të cilat kishin në fokus promovimin e turizmit shqiptar si destinacion turistik.

panairi-i-shtutgartit-interes-ne-rritje-per-stenden-shqiptare-business-mag

Shqipëria, për herë të parë bëhet partner në një panair ndërkombëtar turizmi dhe kjo u realizua pikërisht në një ndër panairet më të mëdhenj në Europe dhe në një ndër vendet më të zhvilluara në Europë.

Burimi: ata.gov.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0