Pamjet satelitore nga Beiruti, një krater i madh në vendin e shpërthimit

Imazhet satelitore, të marra nga CNN nga Planet Labs Inc., tregojnë një krater masiv në vendin e shpërthimit të së martës, në portin e Beirutit. Imazhet tregojnë se pothuajse çdo ndërtesë ose ka pësuar dëme të konsiderueshme, ose është shkatërruar plotësisht nga shpërthimi. Një krater i madh, i mbushur me ujë ka zëvendësuar tokën ku ishin dy ndërtesa portuale.

Më tej në perëndim të vendit të shpërthimit, shumë godina portuale duket se kanë pësuar dëme të konsiderueshme në çati. Sipas kryeministrit të Libanit, Hassan Diab, 2,750 ton nitrat amoniumi, shpërtheu të martën. Shpërthimi vrau dhjetëra, plagosi mijëra dhe shpërtheu dritare në ndërtesat në kryeqytetin e Libanit. Shpërthimi krijoi një re të madhe tymi dhe valë shoku që u ndje deri në Qipro, rreth 150 milje (241 km) larg, ngjashëm me madhësinë 3.3 ballë të një tërmeti.

CNN

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale