Paketë lehtësuese për eksportuesit, përfitojnë rimbursim brenda 30 ditësh - Business Magazine Albania

Paketë lehtësuese për eksportuesit, përfitojnë rimbursim brenda 30 ditësh


Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, prezantoi sot vendimin më të ri të qeverisë, atë për paketën fiskale lehtësuese. Ahmetaj tha se falë ndryshimit në ligj, eksportuesit me një qarkullim mbi 50% përfitojnë rimbursimin e TVSH-së brenda 30 ditëve.

“Sot kaluam një vendim që ka lidhje të drejtpërdrejtë me paketën fiskale lehtësuese të procedurave që qeveria dhe kryeministri Rama ka avancuar në publik dhe në komunitetin e biznesit. Pr/vendimi në fjalë që sot është vendim ka të bëjë me TVSH-në në Shqipëri, ka ndryshuar në themel një nga procedurat që deri në sot mund të ketë qene penguese. Deri më sot rimbursim automatik brenda 30 ditëve do të merrte një biznes që ishte 100% sipërmarrje eksporti. Me ndryshimin që kemi bërë përfitojnë 50% e sipërmarrjeve në eksport duke hequr atë pengesë që ka ekzistuar deri më sot për rimbursimin e TVSH-së në eksport. Nëse deri më dje vetëm sipërmarrjet 100% eksportuese përfitonin rimbursim automatik dhe kur ishin nën kontroll tatimor, sot të gjitha sipërmarrjet që kanë një qarkullim në eksport 50% e sipër të qarkullimit të tyre total përfitojnë rimbursim automatik të TVSH-së së rimbursueshme pa asnjë pengesë, edhe kur janë në kontroll tatimor. Pra, brenda 30 ditëve do të marrin rimbursimin e TVSH-së edhe në rastin kur tatimet janë në sipërmarrje për kontroll”, tha ai.

Ahmetaj tha se ky vendim hap një kapitull të ri të klimës së përmirësuar të biznesit në vend.

“Mbyllëm procesin e konsultimit për procedurat tatimore dhe doganore. Jam i kënaqur që në mëse dy muaj mblodhëm propozime dhe shqetësime. Me këtë hap hapim kapitullin e klimës së përmirësuar të biznesit. Ekonomia po kalon në fazën e dytë të zhvillimit të saj”, tha Ahmetaj.

/shekulli.com.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0