Paketa fiskale, Ahmetaj fton sipërmarrësit për konsultime

Paketa fiskale, Ahmetaj fton sipërmarrësit për konsultime


Përmes një letre drejtuar sipërmarrjes, Ministri i Financave Arben Ahmetaj, ka kërkuar mendimet e tyre për paketën e ardhshme fiskale. Flitet për ndryshime që prekin ligjin për TVSH, Tatimin mbi të Ardhurat dhe Ligjin për Taksat Vendore.
Ndryshimet prekin biznesin e nivelit të mesëm, sektorin e energjisë dhe bujqësinë e agroturizmin.

Letra e plotë e ministrit drejtuar sipermarrësve:

Të nderuar Sipërmarrës, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po avancon tashmë procesin e konsultimit publik, për disa ndryshime të rëndësishme në Ligjin për Tatimin mbi të Ardhurat, Ligjin për TVSH dhe Ligjin për Taksat Vendore.

Këto ndryshime, të cilat do të jenë pjesë e paketës që finalizohet në qershor 2018, përfaqësojnë lehtësim të drejtpërdrejtë dhe ulje të ngarkesës fiskale për sipërmarrjet në disa sektorë kryesorë.

Kemi propozuar shkallëzimin e normës së tatimit mbi fitimin për bizneset me të ardhura deri në 14 milionë për të cilat, norma e tatimit mbi fitimin ulet me tre herë, nga 15% në 5%. Me këtë masë, rreth 90% e sipërmarrjeve përfitojnë lehtësim të ngarkesës fiskale, me tatim fitimin zero ose 5%.

Sektori energjetik, me qëllim nxitjen dhe lehtësimin e investimeve në fushën e energjisë diellore, do të përfitojë përjashtim nga TVSH për një gamë të gjerë të linjave teknologjike, makineri dhe pajisje. Shoqëritë e Bashkëpunimit Bujqësor do të trajtohen në dy mënyra, në referencë të lehtësimit të barrës fiskale.

Së pari, në transaksion me grumbulluesit do të përfitojnë rimbursimin e TVSH në masën 20% dhe së dyti, do të trajtohen me tatim fitimin e reduktuar nga 15% në 5%.

Sipërmarrjet e licensuara në sektorin e agroturizmit, do të përfitojnë gjithashtu mbështetje përmes tre korrektimeve të rëndësishme fiskale, uljen e tatim fitimit nga 15% në 5%; normë të reduktuar të TVSH prej 6% për shërbimet e akomodimit, ushqimit apo veprimtarive të tjera që afrohen nga subjekti i licensuar agroturistik dhe përjashtim nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e ndërtimeve të reja me qëllim agroturizmin.

Ajo që është më e rëndësishme dhe që dëshiroj të ndaj sot me ju, Ministria e Financave dhe Ekonomisë po fillon në të njëjtën kohë konsultimin publik me të gjithë aktorët dhe faktorët për Paketën Fiskale 2019.

Në këtë kuadër, dëshiroj të përcjell tek ju ftesën e hapur për mendime, propozime dhe ide, në funksion të përmirësimit të legjislacionit, të përmirësimit të procedurave, në mënyrë që deri në vjeshtë të kemi arritur së bashku një paketë në funksion të përmirësimit të klimës së biznesit dhe të zhvillimit ekonomik.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0