Brukseli dëshiron që njerëzit të udhëtojnë dhe biznesi i turizmit të rihapet përsëri në një mënyrë të koordinuar. Komisioni po propozon një sërë rekomandimesh që synojnë heqjen e kufizimeve të udhëtimit dhe kontrollet kufitare në të gjithë BE, sipas versioneve të publikuara të planit.
Lexo: SHBA do të akuzojnë Kinën për vjedhje të punës kërkimore për vaksinën
Por kujdes: Përhapja e Koronavirusit duhet të vazhdojë trendin e saj zbritës.
Plus, qytetarët mund të duhet të kalojnë një test shëndetësor paraprak ose të vijnë nga një rajon me intensitet të ulët që të lejohen të udhëtojnë nëpër Europë.
Komisioni gjithashtu do të shqyrtojë çështjen e kuponëve të udhëtimit dhe kthimit të parave për fluturime të anuluara. Ekzekutivi i BE-së këmbëngul që rimbursimet do të mbeten rrjeti i sigurisë për pasagjerët.
Megjithatë, udhëzimet do të sugjerojnë një rregullore të përbashkët për kuponat në mënyrë që kompanitë të përpiqen t’i bëjnë ato sa më tërheqëse të jetë e mundur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.