“Paketa e Maleve”, një shans për zhvillim apo një rrezik për pasuritë publike? - Business Magazine Albania

“Paketa e Maleve”, një shans për zhvillim apo një rrezik për pasuritë publike?

Nga Fatima Gorezi – Qeveria shqiptare ka hapur zyrtarisht prej korrikut aplikimet për “Paketën e Maleve”, një program që synon të sjellë investime të reja në zonat malore, të forcojë ekonominë vendore dhe të ofrojë mundësi të reja për emigrantët që duan të kthehen në vendlindje. Me anë të kësaj pakete, 500 aplikuesit e parë përfitojnë lehtësira fiskale për një dekadë të tërë, duke përfshirë përjashtimin nga TVSH-ja, tatimi mbi të ardhurat, taksat mbi pasuritë e paluajtshme dhe taksën e infrastrukturës.

“Paketa e Maleve” përfaqëson një nga nismat më ambicioze të qeverisë shqiptare për rigjallërimin e zonave të braktisura malore.  Por a është kjo paketë një strategji afatgjatë e menduar mirë, apo një eksperiment që mund të prodhojë efekte të paparashikuara?

Ekonomia e nxitjeve fiskale

Në thelb, paketa i jep 500 aplikuesve të parë një “bonus” të fuqishëm: zero taksa për 10 vjet, tokë me 1 euro dhe përjashtim nga barrat fiskale kryesore. Lehtësitë fiskale janë padyshim një magnet për sipërmarrësit. Një biznes i vogël agroturizmi apo një bujtinë në male që për 10 vjet nuk paguan taksa, nis me një avantazh të jashtëzakonshëm. Në një vend ku informaliteti dhe kostot fiskale shpesh pengojnë zhvillimin, kjo politikë mund të krijojë një “valë të re” aktivitetesh të ligjshme.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0