Më pak se dy javë deri ne fillimin e Samitit të Maqedonia2025 - Business Magazine Albania

Më pak se dy javë deri ne fillimin e Samitit të Maqedonia2025


Më 20 dhe 21 tetor në Shkup do të fillojë Samiti i Maqedonia2025 i cili për herën e pestë tërheq profesionistë të dalluar, ekspertë, sipërmarrës dhe investues nga më shumë se 20 shtete të botës.

Organizuesi vërteton finalizimin e paneleve dhe i fton në pjesëmarrje individët dhe kompanitë që janë të interesuara për njohuri të reja dhe përparim.

Në Samit do të ketë 11 panel diskutimi, 40 fjalëmbajtës, një fjalim kryesor që do ta mbajë zëvendës Kryetari i qendrës hulumtuese të IBM, Guruduth Banavar, mbledhje formale dhe joformale. Pas mbresave të shkëlqyeshme të vitit të kaluar që ngjarja la me më shumë se 300 vizitorë, organizatori i Maqedonia 2025 beson se suksesi do të përsëritet duke marrë parasysh se ngjarja nxit gjithnjë e më shumë interes edhe tek kompanitë rajonale.

Temat më aktuale që tërheqin vëmendjen e opinionit botëror dhe të biznesit, të cilat janë të përfshira në gati të gjitha evenimentet e këtij lloji në të gjitha kryeqytetet e botës, do të përpunohen edhe në SamitinShkup. Në panel do të flitet dhe diskutohet për nxitje të zhvillimit ekonomik, përdorimin e resurseve të ripërtrishme të energjisë, programin e Agjencionit Europian të Gjithësisë, shembullin e Izraelit në pikëpamjen e zhvillimit ekonomik, integrimin ekonomik europian dhe rajonal, inovacionet që ridefinojnë kujdesin shëndetësor dhe dhënien e shërbimeve në këtë fushë, ardhmërinë e transportit, Maqedoninë si qendër zhvillimore për teknologji të mençura, roli i grave në zhvillimin e lidershipit dhe të ardhmes së qëndrueshme, teknologjitë më të reja dhe rolin e tyre në ndryshimin e botës dhe shumë më shumë.

Në Samit do të flasin Kryeministri i Gjeorgjisë Nika Gilauri i cili është i njohur si reformues që inicoi zhvillim të dukshëm në shtetin e vet; Gidi Mark i cili është drejtor ekzekutiv i programit për unitet të diasporës vllehe me Izraelin; udhëheqësi i repartit për politikë financiare ndërkombëtare të bankës qëndrore Europiane, Livio Straca; Andrei Babace, drejtor i shtëpisë investuese nga Londra, “Mid Europa Partners”; Ricardo Monti, kryetar i agjencionit tregtar të Italisë; Ministri për zhvillim ekonomik të Slovenisë, Zdravko Pocivalsek dhe shumë ekspertë të tjerë nga Ballkani, Europa dhe bota.

Nga organizatori i Maqedonia 2025 vërtetojmë se ende mund të regjistrohen kompani dhe individë dhe të përfitojnë nga të gjitha benefitet e samitit, ngjitjen këmbësore në Vodno, ngjarjet e programit oficial, garat për sipërmarrësit e rinj dhe startup-e ë operojnë që prej një 1 viti e shumë më shumë. Për informata më të hollësishme, listën e plotë të fjalëmbajtësve dhe regjistrimin për evenimentin, të interesuarit mund të drejtohen në faqen e Maqedonia2025.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0