Pajisja e ardhshme e Samsung do të jetë Galaxy S7 Edge Plus - Business Magazine Albania

Pajisja e ardhshme e Samsung do të jetë Galaxy S7 Edge Plus


Edhe pse pritej që pajisja e ardhshme e Samsung të jetë Galaxy Note 7, duket se kompania ka në mendje një Galaxy S7 Edge Plus.

Për momentin në treg janë dy pajisje Galaxy S7 ndërkohë që duket sikur Samsung po planifikon lançimin e pajisjes së ardhshme në këtë linjë produktesh.

Armorsuit ka renditur një sërë aksesorësh për Galaxy S7 Edge Plus në uebsajtin e tyre, gjë që sugjeron lançimin e pajisjes.

S7 Edge Plus pritet të ketë specifika të ngjashme me Galaxy S7 Edge megjithatë risitë do të mund të jenë në ekran më të madh, me madhësi prej 5.7 ose 5.8 inç.

 

/ Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0