Pagat e CEO-ve janë rritur me 1,094% që nga viti 1978 - ata fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësit! - Business Magazine Albania

Pagat e CEO-ve janë rritur me 1,094% që nga viti 1978 – ata fitojnë gati 300 herë më shumë se punonjësit!

Të jesh CEO në SHBA vlen më shumë se kurrë. Drejtuesit ekzekutivë të 350 kompanive më të mëdha të listuara në bursë morën në vitin 2024 një pagë mesatare totale prej 22.98 milionë dollarësh, sipas një raporti të shtatorit nga Economic Policy Institute (EPI). Raporti përfshin pagat fikse dhe kompensimet në aksione të shitura gjatë vitit.

Kjo përfaqëson një rritje prej 6% në krahasim me vitin e mëparshëm dhe një rritje marramendëse prej 1,094% që nga viti 1978, kur paga mesatare e një CEO-je ishte vetëm 1.9 milionë dollarë. Sot, drejtuesit e kompanive fitojnë mesatarisht 281 herë më shumë se “punonjësi mesatar”, të cilin EPI e përcakton si punonjës me kohë të plotë në pozicione prodhimi apo jo-drejtues në të njëjtat sektorë ku operojnë 350 kompanitë më të mëdha. Ky raport është më i ulët se në vitin 2021, kur arrinte në 409 herë, por shumë më i lartë se 35 vite më parë, kur diferenca ishte vetëm 60 herë. Hendeku është zgjeruar kryesisht për shkak të paketave të kompensimit të bazuara në aksione, që e lidhin pagën e drejtuesve me performancën e kompanisë në tregjet publike. Për më tepër, raporti thekson se CEO-të kanë fituar më shumë fuqi për të vendosur vetë pagën e tyre, duke negociuar shpërblime gjithnjë e më të larta.

Lexo edhe:Studentët që kthyen një ide 50-dollarëshe në një biznes 500,000-dollarësh

Drejtuesit më të paguar të vitit 2024

Raporti i qershorit nga firma e konsulencës Equilar përpiloi listën e 100 CEO-ve me pagesat më të larta në kompanitë publike amerikane me të ardhura mbi 1 miliard dollarë. Këta janë 10 drejtuesit më të paguar të vitit 2024:

  1. Rick Smith, Axon Enterprise – $164,525,721
  2. Jim Anderson, Coherent – $101,497,009
  3. Brian Niccol, Starbucks – $95,801,676
  4. Larry Culp, GE Aerospace – $87,393,875
  5. Michael Arougheti, Ares Management – $85,381,842
  6. Satya Nadella, Microsoft – $79,106,183
  7. Tim Cook, Apple – $74,609,802
  8. Greg Lehmkuhl, Lineage – $69,341,442
  9. David Gitlin, Carrier Global – $65,554,845
  10. Ted Sarandos, Netflix – $61,922,397

Në krye të listës qëndron Rick Smith, drejtuesi i Axon Enterprise, kompania e armëve “Taser” dhe kamerave të policisë, me një pagesë që kaloi çdo rekord. Sipas ekonomistëve, kjo rritje e jashtëzakonshme e pagave të CEO-ve nuk është domosdoshmërisht rezultat i rritjes së produktivitetit apo fitimeve të kompanive, por një pasojë e ndryshimeve në mënyrën e kompensimit dhe në balancën e fuqisë brenda korporatave. Ndërkohë, pagat e punonjësve të zakonshëm kanë mbetur pothuajse të pandryshuara për dekada, duke thelluar ndjeshëm pabarazinë ekonomike në SHBA.

CNBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0