Qeveria shqiptare miratoi sot rritjen e pagës minimale mujore, duke e çuar atë nga 40,000 në 50,000 lekë. Ky vendim është pjesë e angazhimeve të qeverisë për të mbështetur qytetarët dhe punëmarrësit në vend.
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, njoftoi se masa prek rreth 307,850 punonjës të regjistruar në sektorin publik dhe privat. Sipas saj, rritja e pagës minimale ka për qëllim përmirësimin e standardit të jetesës, fuqizimin e kapitalit njerëzor dhe mbrojtjen e nivelit të jetesës për mijëra familje shqiptare.
“Njëkohësisht, kjo rritje ndihmon në uljen e informalitetit në tregun e punës dhe forcon respektimin e kontratave ligjore. Ekonomia rritet kur puna vlerësohet dhe dinjiteti i punonjësve vihet në qendër të politikave publike,” theksoi Ibrahimaj.
Lexo edhe: Qeveria shqiptare nuk do ta zgjasë bllokimin e TikTok në Shqipëri
Vendimi pritet të ndikojë pozitivisht në formalizimin e tregut të punës dhe në përmirësimin e kushteve të punës për qytetarët.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.