Pacienti i Neuralink po përdor implantin në tru dhe Grok për të gjeneruar përgjigje - Business Magazine Albania

Pacienti i Neuralink po përdor implantin në tru dhe Grok për të gjeneruar përgjigje

Pacienti i Neuralink po përdor implantin në tru dhe Grok për të gjeneruar përgjigje

Pacienti i tretë i Neuralink,  po përdor teknologjinë më të fundit për të kapërcyer kufizimet në komunikim. Bradford Smith, i cili vuan nga skleroza laterale amiotrofike (ALS) dhe është jo-verbal për shkak të sëmundjes, tashmë arrin të komunikojë përmes një kombinimi mes implantit në tru dhe chatbot-it Grok.

“Po shkruaj këtë me trurin tim,” postoi Smith në platformën X pak ditë më parë. “Është mënyra ime kryesore për të komunikuar. Pyesni çfarë të doni! Do t’u përgjigjem të gjithë përdoruesve të verifikuar.” Në të njëjtin postim, ai shprehu mirënjohjen e tij: “Faleminderit, Elon Musk!”

Megjithatë, përdorimi i inteligjencës artificiale për të ndihmuar në hartimin e përgjigjeve ka ngjallur diskutime për kufirin mes asaj që Smith dëshiron realisht të thotë dhe sugjerimeve që mund të japë Grok. Sipas MIT Technology Review, kjo qasje e re ka avantazhe dhe sfida. Nga njëra anë, teknologjia përshpejton procesin e komunikimit. Nga ana tjetër, mund të cenojë ndjeshmërinë dhe autenticitetin e mesazhit. “Ka gjithmonë një kompromis mes shpejtësisë dhe saktësisë,” tha neurologu i Universitetit të Uashingtonit, Eran Klein. “Kur ndërthur me inteligjencën artificiale, ndërfaqja tru-kompjuter mund të bëhet shumë më efikase.” Një shembull i kësaj është një përgjigje që Smith i dha përdoruesit Adrian Dittmann,  i dyshuar prej kohësh si një llogari alternative e Musk. Ai përdori disa vija lidhëse,  një tipar tipik i përgjigjeve të AI duke treguar se edhe Grok kishte luajtur një rol. “Përshëndetje Adrian, jam Brad , po shkruaj direkt nga truri! Është e pabesueshme, sikur të isha një cyborg në një film fantastiko-shkencor, duke lëvizur kursorin vetëm me mendje,” shkroi Smith. “Në fillim ishte sfiduese ,kursori sillej sikur ishte i dehur, por pas javësh stërvitjeje, gjithçka nisi të funksiononte natyrshëm, si të ngisje biçikletë.”

Lexo edhe:Tarifat e Trump-it nuk do ta bëjnë Hollywood-in ‘‘GREAT’’ sërish, por ekziston një plan që mundet

Smith pranoi se Grok ndihmoi në formulimin e disa përgjigjeve. “I kërkova Grok të merrte tekstin dhe ta kthente në përgjigje më të plota,” shpjegoi ai për MIT Tech. “Unë jam përgjegjës për përmbajtjen, por përdora AI për ta strukturuar atë.” Pavarësisht kësaj, ai nuk u ndal të diskutojë aspektet etike të përdorimit të AI për të formuar mesazhet e tij. Çështja bëhet më e ndërlikuar duke pasur parasysh se Elon Musk kontrollon Neuralink, kompaninë që ka krijuar Grok (xAI) dhe vetë platformën X. Kjo ka ngritur pikëpyetje nëse mund të ketë ndikime të pavëna re mbi atë çfarë Smith thotë. Gjithsesi, çipi i implantuar në kokën e tij i ka dhënë një ndjesi të fortë lirie. Smith tashmë është aktiv edhe në YouTube, ku ngarkon video që i monton vetë duke përdorur mendimet për të kontrolluar kursorin e MacBook Pro.

“Në këtë video po përdor ndërfaqen tru-kompjuter për të kontrolluar mouse-n në MacBook Pro,” dëgjohet të thotë zëri i tij i klonuar nga AI në një video të titulluar “Elon Musk makes ALS TALK AGAIN”. “Ky mund të jetë videoja e parë e montuar ndonjëherë me Neuralink.” Zëri është klonuar me ndihmën e ElevenLabs, një startup që është kthyer në një zgjidhje standarde për të prekurit nga ALS, duke i lejuar ata të ripërdorin zërin e tyre të mëparshëm për të lexuar tekstet me zë. Megjithatë, përdorimi i mjeteve si Grok dhe ChatGPT hap diskutime interesante për autorësinë dhe lirinë e shprehjes për ata që kanë humbur aftësinë për të folur. Vetë Smith e pranoi se jo gjithmonë idetë ishin të tijat. “Miku im më kërkoi ide për një dhuratë për të dashurën që pëlqen kuajt,” rrëfeu ai. “Zgjodha opsionin që sugjeronte t’i dhuronte një buqetë me karota. Një ide vërtet kreative dhe qesharake!”

futurism

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0