Pablo, maçoku që mbijetoi mrekullisht një orë në lavatriçe! - Business Magazine Albania

Pablo, maçoku që mbijetoi mrekullisht një orë në lavatriçe!

Pablo, maçoku që mbijetoi mrekullisht një orë në lavatriçe!

Një maçok ka mbijetuar pasi u rrotullua për gati një orë në ujë të ftohtë brenda një lavatriçeje, pasi mbeti i bllokuar aksidentalisht gjatë një cikli pastrimi.

Besohet se Pablo, një mapok burmez nëntë muajshe, po flinte brenda lavatriçes në shtëpinë e tij në Queensland të Australisë, kur pronari i saj e vuri në punë pa e ditur që maçoku ndodhej brenda. Pas një cikli 55-minutësh me ujë me sapun , ku nuk kishte rroba brenda,  Pablo u gjet në gjendje kritike dhe u dërgua menjëherë në një klinikë urgjence për kafshë. Spitali i Specializuar për Kafshët e Vogla (SASH) në Gold Coast konfirmoi për Yahoo News se ngjarja ndodhi muajin e kaluar dhe se Pablo ka kryer disa vizita që prej asaj kohe për të marrë trajtimin e nevojshëm.

“Ata thonë që macet kanë nëntë jetë, por unë mendoj se Pablo ka më shumë se kaq, duke parë çfarë ka kaluar,” tha një punonjës për 7News. Ella Yarsley, veterinerja që trajtoi macen, shpjegoi se Pablo pësoi dëmtim në tru, dëmtim në mushkëri dhe humbi disa gishta të këmbës gjatë incidentit. “Janë shumë të rralla rastet kur një mace i mbijeton të gjithë ciklit të larjes… ishte një mrekulli e vërtetë,” tha ajo. Fatmirësisht, Pablo tashmë është “gati tërësisht i shëndetshëm”.

Lexo edhe:Roboti humanoid kryen procedura mjekësore përmes distancës!

Pronarët e maceve këshillohen të kontrollojnë lavatriçet përpara përdorimit

Nuk është hera e parë që një mace përfundon brenda një lavatriçeje. Në vitin 2019, një grua në SHBA e vuri në punë lavatriçen pa e ditur se brenda ishte edhe macja e saj, Felix. “Dëgjova një mjaullimë dhe papritur pashë një këmbë të bardhë të ngrihej në ajër! Nuk mund t’ju përshkruaj dot çfarë ndjeva,” tregoi Stefani Carroll-Kirchoff për CNN. Lavatriçet janë shpesh vende tërheqëse për macet, pasi ofrojnë një hapësirë të qetë dhe të mbyllur ku ato mund të flenë. Modelet me hapje nga përpara paraqesin rrezik të veçantë, ndaj pronarët e maceve këshillohen të kontrollojnë gjithmonë brendësinë e pajisjes përpara se ta përdorin.

yahoo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0