Oxford zgjedh “Rage Bait” si fjalën e vitit, ja domethënia - Business Magazine Albania

Oxford zgjedh “Rage Bait” si fjalën e vitit, ja domethënia

‘Oxford University Press’ ka shpallur “rage bait” si Fjalën e Vitit 2025, pas një votimi publik me mbi 30 mijë pjesëmarrës. Termi përshkruan përmbajtje online të qëllimshme që nxit zemërim, ofendim ose debat, shpesh për të rritur ndërveprimin dhe trafikun në rrjetet sociale.

‘Rage bait’ është një evolucion i clickbait-it, me fokus specifik tek emocionet negative dhe polarizimi. Sipas ekspertëve të Oxford, përdorimi i tij është trefishuar vitin e fundit, duke reflektuar një ndryshim të qartë në mënyrën si interneti manipulon emocionet dhe sjelljen e përdoruesve.

Në një vit të mbushur me diskutime mbi shëndetin digjital, algoritmet dhe ndikimin e AI-së, fjala tregon sesi përmbajtja online jo vetëm informon, por edhe provokon dhe ndikon në reagimet emocionale të publikut. Zgjedhja e “rage bait” nënvizon rritjen e ndërgjegjësimit për manipulimin emocional online dhe sfidën që sjell kjo për kulturën digjitale moderne.

Fjala e Vitit nga Oxford është një traditë mbi dy dekada e vjetër, që synon të identifikojë shprehjet që pasqyrojnë më mirë debatet dhe shqetësimet shoqërore të një viti. Përzgjedhja bazohet në analiza të të dhënave gjuhësore, komente publike dhe një korpus prej 26 miliardë fjalësh.

Në tre vitet e fundit, procesi është hapur për votim publik. Kandidatët e këtij viti, “rage bait”, “aura farming” dhe “biohack” u prezantuan madje edhe me video dhe fushata online, duke simuluar një proces zgjedhor. Pas verifikimit final të linguistëve, “rage bait” doli fitues.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0