OSHEE ‘dështon’ edhe në ankandin e dytë/ Harxhon 7.5 milionë euro për katër ditë furnizim me energji - Business Magazine Albania

OSHEE ‘dështon’ edhe në ankandin e dytë/ Harxhon 7.5 milionë euro për katër ditë furnizim me energji

OSHEE

OSHEE pasi nuk siguroi në ankandin e datës 11 tetor energjinë e nevojshme prej 44 mijë MWh, ka dalë sërish në tregun ndërkombëtar dhe ka dështuar të sigurojë energjinë e nevojshme.

Në ankandin e datës 12 Operatori  i Shpërndarjes ka pësuar një tjetër zhgënjim, pasi ka siguruar vetëm 4.1 MWh energji elektrike me një çmim mesatar prej 264.5 eurosh, një tjetër çmim rekord për vendin.

Përmes një njoftimi zyrtar OSHEE ka bërë me dije se pavarësisht mosplotësimit të sasive të kërkuara, si rrjedhojë e çmimeve të larta është detyruar të skualifikojë disa nga ofertat që arrinin deri në 590 euro MWh.

Lexo edhe: Përfundon ankandi i OSHEE. Siguron vetëm gjysmën e energjisë së kërkuar me çmimin e ri rekord

Në total kompani ka harxhuar 7.5 milionë euro për një sasi prej 29 mijw MËh, që përsëri nuk i ka plotësuar nevojat.

Një situatë e tillë ku OSHEE po has vështirësi të mëdha në sigurimin e energjisë për konsum dëshmon edhe një herë se vendi ndodhet në krizë energjitike, gjë e cila mund të detyrojë një rritje çmimesh. Qeveria është zotuar se nuk do të ketë rritje për familjarët dhe biznesin e vogël, por pritet që barra të bjerë mbi biznesin e madh dhe të mesëm.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0