OSHEE blen sërish energji në bursa. Qeveria ‘garanci’ 100 mln euro për furnizim pa ndërprerje - Business Magazine Albania

OSHEE blen sërish energji në bursa. Qeveria ‘garanci’ 100 mln euro për furnizim pa ndërprerje

oshee

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) nën/kompani e OSHEE Group hapi të Hënën një procedurë të re ankandi për sigurimin e sasisë së energjisë për konsum në vend gjatë 13-17 tetorit për një sasi 30 mijë MWh dhe 14 400 MWh. Ankandi paraardhës ishte ai i 4-10 Tetor kur FTL importoi energji në një vlerë financiare prej 13 milionë eurosh me një çmim rekord prej 233 euro/MWh çmimi më i lartë me të cilin vendi ka siguruar ndonjëherë energji.

Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të Hënë( 11 Tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10, kur në pik energjia u shit me 227.18.

Këtë vit OSHEE ka harxhuar rreth 35 mln euro më shumë se vitin e kaluar për të blerë energji elektrike. Kjo gjë e ka përkeqësuar financat e kompanisë, e cila prej dy vitesh operon me humbje në treg.

Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës në sektorin energjetik duke detyruar kompanitë publike të energjisë të ndalojnë investimet e tyre në rrjet. Në këtë mënyrë pritet që vendi ynë të largohet gjithnjë e më shumë nga objektivi për uljen e humbjeve, që edhe në këtë nivel janë ndër më të lartat në Europë.

Lexo edhe: Kriza energjetike në Europë ndjehet edhe në Shqipëri. OSHEE blen energjinë pesëfish më shtrenjtë 

Kryeministri Rama shpalli një plan me tre pika për të përballuar emergjencën dhe akordoi një fond 200 milionë euro në dispozicion të OSHEE. 100 mln euro  për të garantuar furnizimin me energji elektrike dhe 100 mln euro të tjera për të mbajtur të pandryshuar çmimin për biznesin e vogël dhe familjarët. Sipas Ramës, qeveria socialiste e ka ndryshuar vetëm një herë në 2015 çmimin e energjisë dhe nuk bëri me dije se çfarë do të ndodhë me biznesin e mesëm dhe të vogël.

Efektet e këtyre masave pritet të zgjasin deri në Prill 2022 sipas vendimit, atëherë dhe kur çmimet e produkteve energjetike pritet të stabilizohen sipas ekspertëve, ndoshta për të mos u kthyer më kurrë mbrapsht.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0