Original, programi i të rinjve të diasporës prezantohet në Tiranë - Business Magazine Albania

Original, programi i të rinjve të diasporës prezantohet në Tiranë

Original

Këtë muaj u lançua në Tiranë programi OriginAL. Në këtë ngjarje morën pjesë më shumë se 80 të ftuar, përfaqësues të institucioneve, organizatave vendore dhe ndërkombëtare.

Eventi u hap nga znj. Anila Hyka-Smorgrav dhe z. Avni Mustafaj, bashkëkryesues të bordit drejtues të GERMIN. Ndërkohë, lançimin e programit e përshëndetën z. Skënder Durmishi, Ambasador i Kosovës në Shqipëri, znj. Elisabeta Katiaj, nënkryetare e Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare si dhe znj. Andriola Kambo, Drejtore e Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon, znj. Sihana Bejtullahu dhe z. Lirim Krasniqi, bashkë-drejtues të GERMIN, prezantuan rrugëtimin e deritanishëm të GERMIN, përkatësisht programin ‘OriginAL’ dhe objektivat e tij.

Znj. Hyka-Smorgrav, theksoi se, “GERMIN është një nga organizatat e dashura dhe i gjithë bordi është jo i mrekulluar, por i dashuruar dhe i lidhur shumë. Ne duam të bëjmë maksimumin për të fuqizuar një grup që synon angazhimin e diasporës në shumë fusha”.

Ndërsa, bashkëkryesuesi i bordit të GERMIN, Z. Avni Mustafaj, rrëfeu një histori personale se si babai i tij u largua nga Shqipëria për në SHBA gjatë viteve 60-ta në moshën 18 vjeçare, duke qenë njëri nga 13 të burgosurit  që mbijetuan nga Korça. Z. Mustafaj tha se është rritur me këtë histori dhe për vite ishte ndier i zemëruar për atë se çfarë kishte ndodhur. Por, gjërat morën rrjedhë tjetër kur vizitoi Shqipërinë për herë të parë.

“Dhe tani teksa flasim me njëri – tjetrin, të gjithë ne anëtarët e bordit kuptojmë që kemi pasur të njëjtën dhimbje, diçka që na solli në Shqipëri dhe Kosovë”.

“Ne jemi diku mes diasporës dhe vendlindjes dhe duam të gjejmë njerëz që kanë pasionin dhe mbase edhe dhimbjen, dhe të gjejmë një mënyrë për t’u përfshirë dhe angazhuar këtu”.

Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Z. Skënder Durmishi, shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me GERMIN dhe Fondacionin Global Shqiptar rreth programit OriginAL.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur që më jepet kjo mundësi të jem pjesë e këtij momenti, që po sjell mes nesh një projekt të munguar, i cili do të ketë impakt brezash”, u shpreh z. Durmishi.

Me 25 Maj hapet thirrja për aplikime për pjesëmarrësit

OriginAL synon që të ofrojë një përvojë arsimore, kulturore dhe vullnetare për të rinjtë e diasporës  (18-24 vjeç) në Kosovë e Shqipëri. Në gusht të këtij viti pilot, synohet sjellja e të paktën 40 të rinjve shqiptarë nga e gjithë bota në një udhëtim dyjavor në Shqipëri dhe Kosovë, duke synuar ta rrisim këtë numër në qindra e më pas mijëra të rinj shqiptarë nga diaspora në vitet e ardhshme. Uebfaqja e OriginAL (ëëë.original.org.al)  është e hapur për publikun nga data 13 maj, ku mund të gjeni informacion rreth programit. Forma e aplikimit për të rinjtë e diasporës hapet më 25 maj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0