Organizohet në Prishtinë "Nike Air Max Day" - Business Magazine Albania

Organizohet në Prishtinë “Nike Air Max Day”


Për nder të 30-vjetorit të prezantimit të “Nike Air Max 1”, atleteve të para që e filluan fenomenin “Air Max”, në Prishtinë do të organizohet një event festiv me qëllim të shënimit të ditës së Air Max.

Eventi do të mbahet më 26 mars 2017 duke filluar nga ora 19:00 në ‘Nike Store’ në ‘Albi Mall’, Veternik.

Do të ketë shumë mysafirë të ftuar, ku do të prezantohen modelet e reja të atleteve ‘Air Max’ si dhe do të ketë koktel rasti për mysafirët prezentë. Po ashtu, për nder të “Air Max Day” do të ketë edhe 20 % zbritje.

Për herë të parë në vendin tonë, me qëllim të promovimit të atleteve Air Max si dhe shënimit të Ditës Air Max, NIKE ka planifikuar vendosjen e një kutie të këpucëve me përmasa të mëdha në amfiteatrin e sheshit “Zahir Pajaziti”, element ky që është pjesë e fushatës globale të Air Max.

Ajrin më të pastër në qytet mund ta gjeni në Air Max. Bashkangjitju revolucionit dhe festës sonë.

burimi: Telegrafi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0