Organizata Young & Conservative u bën thirrje të gjithë të rinjve që duan të bëjnë ndryshim - Business Magazine Albania

Organizata Young & Conservative u bën thirrje të gjithë të rinjve që duan të bëjnë ndryshim

Organizata Young & Conservative Albania u bën thirrje të gjithë të rinjve shqiptarë t’i bashkohen për të paraqitur të gjitha mundësitë dhe oportunitetet që ajo ofron.

Young & Conservative Albania është një organizatë e themeluar nga të rinjtë për të rinjtë. Me plot ëndrra dhe vullnet këta të rinj nxiten nga dëshira e madhe për të bërë diçka ndryshe në Shqipëri.

Në datën 12 Mars organizata mbajti Asamblenë e parë dhe aty dëshmuam sesa shtrirje të madhe do të ketë kjo organizatë. Të rinj nga gjithë Shqipëria, trojet shqiptare dhe të ftuar morën pjesë, ku përveç rëndësisë që Young Conservative Albania do të ketë, u fol për bashkëpunime të mundshme, planet e së ardhmes, kartën e antarësisë, mënyrat se si të rinjtë mund t’i bashkohen asaj për të ndryshuar diçka në Shqipëri dhe jo vetëm.

‘Young Conservative Albania i fton të gjithë të rinjtë të bëhen pjesë në numrin e tyre të kontaktit +355695697660 ose në faqen e instagramit youngconservative_al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0