Ora e Kodimit, Microsoft afron nxënësit me teknologjinë e informacionit

Ora e Kodimit, Microsoft afron nxënësit me teknologjinë e informacionit


Prej vitit të kaluar, qindra nxënës në vend kanë mësuar elemente bazë të kodimit, përmes ‘Orës së Kodimit’  një program që po realizohet nga Microsoft i mbështetur nga Vodafone dhe ALMOOC.

Rreth 1.400 nxënës kanë zhvilluar “Orën e Kodimit” nën udhëheqjen e drejtpërdrejtë të trajnuesëve dhe vullnetarëve. I zhvilluar në 38 shkolla, në 8 Qarqe të Shqipërisë, ky program, po përfshin nxënës, e kategori të ndryshme shoqërore.

Përfaqësuesit e Microsoft thonë se, në mënyrë të tërthortë është përfshirë edhe një numër i konsiderueshëm nxënësish pasi në disa shkolla, mësuesit janë pajisur me materialet e trajnimit për të zhvilluar “Orën e Kodimit” edhe me nxënës të tjerë që nuk janë përfshirë drejtpërdrejtë gjatë këtij aktiviteti. Objektivi i Orës së Kodimit është të shtrihet në 100 shkolla dhe të përfshijë 3000 nxënës, të sistemit arsimor parauniversitar. Ata zhvillojnë “Orën e Kodimit” duke luajtur on-line dhe off-line lojën “Udhëtimi i Heroit” nga MINECRAFT.

Objektiv i organizatorëve është edhe ndërgjegjësimi i institucioneve arsimore që të përdorin “Orën e Kodimit” të MINECRAFT si një mënyrë efikase për të nxitur nxënësit drejt teknologjisë së informacionit.

Lexoni: Avantazhi ynë për të nisur mbarë. Kompanitë e vogla dhe investimi i ulët në teknologji

Çfarë është ‘Ora e kodimit’’

‘’Ora e Kodimit’’ është nismë globale me vizion të përgjithshëm që çdo nxënës i çfarëdo shkolle qoftë të ketë mundësinë të mësojë për shkencat kompjuterike. Kjo lëvizje është nisma më e madhe botërore që promovon kodimin e dizenjuar nga Code.org ku mijëra institucione arsimore inkurajohen që të paktën të shpenzojnë një orë në javë t’ua mësojnë programimin nxënësve. Cod.org beson që shkencat kompjuterike dhe programimi në përgjithësi duhet të bëhet pjesë thelbësore e kurrikulave në arsim krahas lëndëve të tjera shkencore, teknologjike siç janë matematikë, biologji, fizikë, kimi apo algjebër.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0