Kandidatja opozitare bjelloruse, kundërshtarja e përbetuar e diktatorit bjellorus dhe mikut të Putinit e diktatorit serb Milloshevic, Aleksandër Lukashenko, Svetlana Tihanovskaya është mike e shqiptarëve.
Në një foto ku ajo shihet me familjen e saj të realizuar në njërën nga monumentet arkeologjike shqiptare në Shqipëri, bashkëshorti i saj Sergei Tihanovsky bart fanellën kuq e zi me flamurin kombëtar shqiptar. Sergei ka qenë i burgosur politik në sistemin dikatorial të Lukashenkos, për shkak të aktivitetit të tij si influencues në Youtube si video-bloger. Më 15 maj të këtij viti, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Bjellorusi, refuzoi që ta regjistronte nismën e Sergei Tihanovsy, kështu që, si reagim, bashkëshortja e tij Svetlana paraqiti kandidaturën për presidente të Bjellorusisë. Pesë ditë më vonë, KQZ bjelloruse e regjistroi Tihanovskaya si grup nismëtar. Bashkëshorti i saj, Sergei, u bë shef i stafit.

Më 29 maj 2020, në qytetin Grodno, u mbajt një takim për të mbledhur nënshkrime për emërimin e Tikhanovskaya si kandidate për presidencën e Republikës së Bjellorusisë, mirëpo Sergei Tikhanovsky, Dmitry Furmanov dhe të tjerë u arrestuan. Bjellorusia mbajti zgjedhjet më 9 gusht, kurse sipas të dhënave perëndimore, rezultatet e tyre u keqpërdorën. Mijëra protestues paqësorë kanë mbushur rrugët e Minskut dhe qyteteve të tjera në Bjellorusi, duke shprehur zemërimin e tyre për rezultatet e dyshimta.

Alexander Lukashenko, sundimtari autoritar i Bjellorusisë për 26 vitet e fundit, u shpall fitues me 80 përqind të votave, duke i dhënë atij një mandat të gjashtë në detyrë. Kandidati kryesor i opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, iku në Lituani menjëherë pas zgjedhjeve, pasi protestuesit në rrugë u rrahën nga policia. Drejtuesit e BE, përfshirë kancelaren gjermane Angela Merkel, thonë se blloku europian nuk njeh rezultatin e zgjedhjeve të Bjellorusisë. Ata gjithashtu kanë premtuar sanksione për dhunën ndaj protestuesve. / Top News
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto