Operatori celular në Kosovë IPKO nuk do të shitet - Business Magazine Albania

Operatori celular në Kosovë IPKO nuk do të shitet

Kompania e dytë më madhe e telefonisë mobile në Kosovë IPKO, i kishte nxjerrë në shitje të gjitha aksionet e saj. Për të blerë IPKO-n interes tregoi edhe kompania telefonike serbe “Telekom Srbija”, e cila ofroi 155 milionë euro. Mirëpo, shitja e IPKO-së duket se nuk të ndodhë fare. Është anuluar shitja e kompanisë së telekomunikacionit IPKO. Këtë e ka bërë të ditur Telekomi i Sllovenisë.

Siç është njoftuar, procedura është përmbyllur pa zgjedhjen e një blerësi dhe IPKO do të mbetet pjesë e Grupit të këtij Telekomi. “Në përputhje me dispozitat e Rregullave të Bursës së Lubjanës dhe legjislacionit të vlefshëm, Telekom Slovenije, dd, Cigaletova 15, Ljubljana, njofton publikun se që nga sot ajo ka ndaluar procedurën e shitjes së 100% të aksioneve të saj në Kosovë me bazë IPKO Telecommunications LLC. Procedura u përmbyll pa zgjedhjen e një blerësi, dhe IPKO Telecommunications LLC do të mbetet pjesë e Grupit Telekom Slovenije”, thuhet në njoftim.

Telekom Slovenije e ka nxjerrë në shitje IPKO-n në mesin e korrikut të vitit të kaluar. Ai këshillohet nga “Erste Group”, me bazë në Austri, në procesin e shitjes së aksioneve, si pjesë e strategjisë së përgjithshme të operatorit për t’u larguar nga tregu i Kosovës deri në 2023. Në vitin 2005 Telekomi i Sllovenisë e kishte përzgjedhur Kosovën për të investuar në tregun e telekomunikimeve, duke blerë aksione në kompanitë lidere të ofrimit të shërbimeve të internetit, IPKO, ku ndër aksionarët e shumtë ishte edhe ish- sekretarja e SHBA-së, Madeleine Albright.

Mirëpo në vitin 2018 Telekomi i Sllovenisë bleu të gjitha aksionet. Sot, IPKO, ka shumicën e tregut në Kosovë. Kjo kompani ofron shërbime të telefonisë mobile, shërbime të internetit dhe sistemit kabllor. Telekomi i Sllovenisë vitin e kaluar ka vënë në shitje 100 për qind të aksioneve të saj dhe ende është në shqyrtim të ofertave që kanë bërë kompani të ndryshme. “Në përputhje me strategjinë e Telekomit të Sllovenisë, që përfshin edhe mundësinë e konsolidimit të mëtutjeshëm përmes zgjerimit dhe disinvestimit, Telekom Slovenia ka filluar aktivitetet për të shitur 100% të aksioneve të saj në IPKO Telecommunications LLc”, thuhet në njoftimin e Telekomit të Sllovenisë. Në Kosovë ishte raportuar për ofertën e lartë për blerjen e aksioneve të IPKO-s që ka dhënë operatori serb, Telekom Srbija, duke ofruar 155 milionë euro. Një pazar i tillë ishte konsideruar me rrezik për sigurinë kombëtare të Kosovës, si nga politikanë, njohës të ekonomisë e kibernetikës.

MONITOR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0