OpenAI sjell blerjet në ChatGPT, sfidon Google në fushën e kërkimeve tregtare - Business Magazine Albania

OpenAI sjell blerjet në ChatGPT, sfidon Google në fushën e kërkimeve tregtare

~4 minuta lexim

OpenAI ka njoftuar ditën e djeshme një funksion të ri që lejon përdoruesit të kërkojnë dhe të zgjedhin produkte për blerje direkt nga ChatGPT. Butonat e blerjes do të jenë të disponueshëm për të gjithë, pa qenë e nevojshme të jenë të identifikuar me llogari. Megjithatë, përfundimi i blerjes do të bëhet në faqen e shitësit, jo brenda aplikacionit.

Në një demonstrim përpara lançimit, Adam Fry, drejtuesi i produktit të kërkimit në ChatGPT, tregoi sesi funksionon eksperienca e re e përdoruesit. Duke përdorur shembuj konkretë si aparate për ekspres apo karrige zyre, ai shpjegoi që rekomandimet bazohen në preferencat e mëparshme të përdoruesit si dhe në përmbledhje dhe shqyrtime të produkteve nga burime të ndryshme online.

“Njerëzit po bëjnë mbi një miliard kërkime në javë në ChatGPT,” tha Fry, duke shtuar se përdoruesit eksplorojnë kategori si teknologjia, kujdesi personal, mobilimi i shtëpisë dhe elektronikë.

Blerje me stil “Google Shopping”, por pa reklama
Funksionaliteti i ri në ChatGPT i ngjan shumë faqes së Google Shopping: përdoruesi klikon mbi një produkt (p.sh. një karrige zyre) dhe shfaqen alternativa të blerjes në Amazon, Walmart apo faqe të tjera. Por dallimi kryesor qëndron në faktin që ChatGPT nuk paraqet produkte të sponsorizuara. Rekomandimet janë organike, jo reklama.

“Nuk janë të sponsorizuara,” thekson Fry. “Nuk janë reklama.”

Ky qasje e re konkurron drejtpërdrejt modelin e Google, ku shumica e produkteve të renditura vijnë si rezultat i reklamave të paguara dhe optimizimit të përmbajtjes për motorët e kërkimit. Në ChatGPT, përkundrazi, algoritmi tenton të kuptojë përmbajtjen e shqyrtimeve dhe preferencat personale të përdoruesit për të ofruar rekomandime sa më të përshtatura.

Lexo edhe: 3 prompt-e të shpejta dhe të lehta të chatbotëve AI që mund t’ju ndihmojnë në punën tuaj

Personalizim dhe memorie – jo vetëm fjalë kyçe
Në vend që të rendisë produktet mbi bazën e fjalëve kyçe, si Google, ChatGPT përpiqet të kuptojë si flasin njerëzit për produktet dhe çfarë konsiderojnë si avantazhe apo mangësi.

“Nëse një përdorues shprehet se dëshiron të blejë vetëm veshje të zeza nga një markë e caktuar, atëherë ChatGPT e ruan këtë preferencë dhe e përdor në rekomandimet e ardhshme,” shpjegon Fry.

Burime të ndryshme: nga Wired te Reddit
Rekomandimet që ChatGPT ofron mbështeten në një miks burimesh: portale profesionale si WIRED, por edhe forume të komuniteteve si Reddit. Përdoruesit gjithashtu mund të specifikojnë cilat burime apo stile vlerësimesh preferojnë më shumë.

Po si do funksionojë fitimi nga affiliate links?
Për mediat online, si WIRED, një pyetje qëndron pezull: nëse ChatGPT rekomandon një produkt për të cilin ata kanë shkruar një artikull, a do të marrin ata pjesë në të ardhurat nga shitjet?

Fry tregon se OpenAI do të eksperimentojë me modele të ndryshme bashkëpunimi dhe shpërblimi për botuesit. Fokusi fillestar, megjithatë, do të mbetet në ofrimin e rekomandimeve me cilësi të lartë, jo te monetizimi i menjëhershëm.

Sipas një raporti të ‘The Information’, OpenAI synon të gjenerojë 125 miliardë dollarë të ardhura deri në vitin 2029. Në vitin 2024, kompania kishte rreth 4 miliardë.

Operatori dhe konkurrentët: garë në rritje
Kjo nuk është hera e parë që OpenAI i afrohet fushës së blerjeve. Më herët këtë vit, kompania prezantoi Operator, një agjent AI që mund të përdorë shfletuesin për të ndihmuar në blerje ushqimore apo planifikime pushimesh – edhe pse funksionaliteti mbeti i kufizuar në përdorim.

Ndërkohë, konkurrentë si Perplexity kanë lançuar opsione të ngjashme si “Buy with Pro”, ndërsa Google Shopping tashmë ofron rubrika të etiketuar “Researched with AI”.

Burimi: Wired/ Përshtati: Businessmag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi nuk është përfundimtar, dështimi nuk është fatal, guximi për të vazhduar përpara ka rëndësi.”
— Winston Churchill
Must watch
Business Mag Nr. #39 – Shtator 2025

‘’Zgjidhni njeriun’’ … ‘’Punësoni për aftësitë e buta’’….   Janë sot postulate nga ekspertët dhe studiues të tregut të punës, të cilat iu drejtohen stafeve të burime njerëzore. Mund edhe të duket pak romantike për kohën që po jetojmë, por zgjedhja e njeriut të duhur për t’i hapur dyert e zyrës, për ta futur në gjirin e skuadrës tënde dhe për t’i dhënë pushtetin e të folurit në emër të brand-it tënd ka sot vlerë më shumë se kurrë më parë. Rëndësia e ‘aftësive të buta’ qëndron në faktin e të zotëruarit të cilësive si komunikimi, dëshira për të provuar e qenë kurioz, bashkëpunimi, empatia, besnikëria, etika e lartë dhe padyshim ndershmëria; tipare të cilat nuk janë edhe aq të thjeshta për tu gjendur në njeriun modern i cili duket se vrapon pas trendeve, të resë dhe virales dhe për të cilin çdo gjë që ka më shumë ndjeshmëri seç duhet është ‘jashtë mode’.

Për ne shqiptarët shumë nga këto vlera njerëzore janë edhe vlera të familjeve tona, vlera të cilat jan duartrokitur gjithmonë në mjediset ku jemi rritur, por që ndoshta nuk duartrokiten edhe shumë sot, ndër breza më të rinj…, ose të paktën nuk duartrokiten në publik. 

E kush më …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0