OpenAI ka njoftuar se ka shtyrë publikimin e modalitetit për të rritur, një veçori e ChatGPT që synon t’u japë përdoruesve të rritur të verifikuar qasje materiale të dedikuara për ta.
Drejtori ekzekutiv i OpenAI, Sam Altman, e kishte prezantuar për herë të parë këtë funksionalitet në tetor, duke shpjeguar se në dhjetor do të lejohej më shumë përmbajtje për përdoruesit e rritur, si pjesë e parimit “trajtoni përdoruesit e rritur si të rritur”.
Fillimisht, publikimi ishte planifikuar për dhjetor, por u shty për tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas një zëdhënësi të OpenAI, kompania po e shtyn për të fokusuar energjitë në përmirësimin e përvojës kryesore të ChatGPT, duke përfshirë inteligjencën, personalitetin dhe aftësinë e chatbot-it për të qenë më proaktiv. “Ne ende besojmë në parimin e trajtimit të të rriturve si të rritur, por për të arritur përvojën e duhur do të duhet më shumë kohë”, tha zëdhënësi.
Aktualisht nuk ka një afat të saktë për kur pritet të publikohet modaliteti për të rritur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto