OpenAI përgatitet për bursë, në tryezë marrëveshja miliardëshe me Microsoft - Business Magazine Albania

OpenAI përgatitet për bursë, në tryezë marrëveshja miliardëshe me Microsoft

OpenAI në bisedime për të blerë Windsurf për 3 miliardë dollarë

OpenAI është duke negociuar me Microsoft për të rishkruar kushtet e partneritetit të tyre prej miliarda dollarësh, një hap i rëndësishëm që synon t’i hapë rrugë një daljeje të mundshme të OpenAI në bursë (IPO), ndërkohë që siguron aksesin e vazhdueshëm të gjigantit të softuerit në modelet më të avancuara të inteligjencës artificiale.

Sipas burimeve të FT, një nga çështjet kyçe është se sa aksione në biznesin fitimprurës të ri të OpenAI do të marrë Microsoft në këmbim të më shumë se 13 miliardë dollarëve që ka investuar deri më tani. Thuhet se Microsoft është i gatshëm të heqë dorë nga një pjesë e aksioneve të veta në këmbim të aksesit afatgjatë në teknologjitë më të reja, edhe përtej afatit të vitit 2030.

Gjithashtu, palët po rishikojnë edhe termat e marrëveshjes më të gjerë të bashkëpunimit, e cila u hartua fillimisht në vitin 2019, kur Microsoft investoi për herë të parë 1 miliard dollarë në OpenAI.

As Microsoft dhe as OpenAI nuk kanë komentuar publikisht për këto raportime deri më tani.

Lexo edhe: Bitcoin arrin vlerën $104k – Çfarë pritet të ndodhë më pas?

Javën e kaluar, The Information raportoi se OpenAI u ka bërë me dije investitorëve të saj se do të ndajë një përqindje më të vogël të të ardhurave me mbështetësin e saj më të madh, ndërsa organizata përgatitet për një ristrukturim të mundshëm.

Në janar të këtij viti, Microsoft ndryshoi disa nga termat e marrëveshjes me OpenAI pasi hyri në një sipërmarrje të përbashkët me Oracle dhe SoftBank të Japonisë, për të ndërtuar qendra të të dhënave të inteligjencës artificiale në SHBA me vlerë deri në 500 miliardë dollarë.

 

Financial Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0