OpenAI në bisedime për të blerë Windsurf për 3 miliardë dollarë - Business Magazine Albania

OpenAI në bisedime për të blerë Windsurf për 3 miliardë dollarë

OpenAI në bisedime për të blerë Windsurf për 3 miliardë dollarë

OpenAI është në bisedime për të blerë kompaninë Windsurf – zhvilluesin e një asistenti të njohur për programim të ndihmuar nga AI – për një vlerë prej rreth 3 miliardë dollarësh.

Nëse kjo marrëveshje realizohet, OpenAI do të futet drejtpërdrejt në konkurrencë me një sërë kompanish të tjera që ofrojnë asistentë të programimit me inteligjencë artificiale, përfshirë edhe Anysphere, krijuesin e platformës Cursor – një startup që është mbështetur nga vetë OpenAI përmes fondit të saj të investimeve, OpenAI Startup Fund.

Ky zhvillim i mundshëm ka ngritur pikëpyetje mbi besueshmërinë e këtij fondi investimesh, duke qenë se OpenAI është një ndër mbështetësit kryesorë financiarë të Cursor. Një burim pranë strukturës aksionare të Cursor tha se një blerje e Windsurf nga OpenAI mund të krijojë konflikt interesi dhe të minojë besimin tek Startup Fund. Nuk është ende e qartë nëse OpenAI i është afruar Cursor për një marrëveshje blerjeje.

Lexo edhe:“Agriculture Days” ndez Lushnjen: Bujqësia në qendër të vëmendjes në panairin më të madh me pjesëmarrje nga Shqipëria, Greqia, Gjermania dhe Hollanda

Përveç asaj që kanë raportuar burimet e Bloomberg, ka edhe disa shenja të tjera që sugjerojnë se po ndodh diçka mes Windsurf dhe OpenAI. Disa ditë më parë, përdoruesit e Windsurf morën një email ku u thuhej se, për shkak të një njoftimi që do të bëhej publik këtë javë, ata mund të përfitojnë akses të garantuar në editorin e kodimit për vetëm 10 dollarë në muaj. Gjithashtu, Kevin Weil, Shefi i Produktit në OpenAI, publikoi dje një video ku lavdëronte aftësitë e Windsurf.

Windsurf – më parë e njohur me emrin Codeium – ka qenë gjithashtu në bisedime për të mbledhur fonde të reja me një vlerësim prej 2.85 miliardë dollarësh, të udhëhequra nga Kleiner Perkins, raportoi TechCrunch në shkurt. Kompania ka arritur një të ardhur vjetore të përafërt prej 40 milionë dollarësh (ARR – Annualized Recurring Revenue), sipas të dhënave të publikuara. Kjo shifër është dukshëm më e ulët në krahasim me atë të Cursor, që raportohet të ketë një ARR prej 200 milionë dollarësh dhe ka qenë në bisedime për të rritur kapital me një vlerësim prej rreth 10 miliardë dollarësh.

Që prej themelimit të saj në vitin 2021 nga Varun Mohan dhe miku i tij i fëmijërisë, gjithashtu i diplomuar në MIT, Douglas Chen, Windsurf ka mbledhur 243 milionë dollarë investime nga fonde si Greenoaks Capital dhe General Catalyst, sipas të dhënave të PitchBook.

techcrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0