Open House Day - Seancë informative në ICTSlab

Open House Day – Seancë informative në ICTSlab


Ditën e Premte, datë 01 Mars 2019, ora 18:00 organizohet një event i hapur për të rinjtë e qytetit të Tiranës të interesuar për të avancuar njohuritë e tyre në Teknologji, Programim dhe rrjedhimisht të krijojnë oportunitetet për një profesion të sigurt të së ardhmes së afërt.

Nëse je nxënës i shkollës së mesme, student universiteti, i apasionuar pas Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit, atëherë bëhu pjesë e eventit nga ICTSlab për t’u njohur me mundësinë që mund të ndryshojë të ardhmen tuaj profesionale.

Axhenda:
18:15 Prezantimi i përgjithshëm i kurrikulave nga Esmeralda Shala
18:30 Prezantimi i kurrikulave të Python nga Johnny Siman
18:45 Prezantimi i kurrikulave të Game Design nga Engjell Rraklli
19:00 Prezantimi i kurrikulave Asp.Net Core MVC, Angular with Firebase, C# nga Ervis Trupja
19:15-20:00 networking cocktail & drinks dhe njohja me ofertat e ICTSlab.

Të pranishmit do të përfitojnë discount -30% për 6 muajt e parë të planprogramit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0