OnePlus vjen me një ekran 6-inch dhe face unlock në modelin e ri 5T

OnePlus vjen me një ekran 6-inch dhe face unlock në modelin e ri 5T


OnePlus ka krijuar një niche goxha të mirë në këto 4 vite të ekzistencës së saj. Kompania nuk ka qenë kurrë shum e preokupuar në zhurmën e teknologjive të reja. Në vend të kësaj, ajo është kujdesur që të ofrojë për konsumatorët një ofertat më të mira në treg. Modeli i ri 5T, shkon edhe me daklaraten e plotë të misionit të kompanisë.

Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit

OnePlus 5T arrin në dyqanet e kompanisë në SHBA dhe Europë në 21 Nëntor. Ai do të jetë i paisur me një ekran 6.01-inch AMOLED dhe aspect ratio 18:9. Përdorimi i një ekrani kaq të madh bëri që lexuesi i gishtit të kalojë në pjesen e pasme të paisjes. Ai është celulari i parë i kompanisë i cili është i paisur me face-detection dhe Portrait Mode. Kjo sepse në një mënyrë apo një tjetër, edhe asaj i duhet të përshtatet me konkurentët.

“Ne jemi shumë konservativë. Ne përpiqemi të bëjmë vetëm gjëra të cilat janë të vlefshme për përdoruesin. Ne synojmë të bëjmë ofertën më të mirë midis të gjithëve. Nuk synojmë të jemi të parët, dhe as ndryshe. Dhe kjo nuk na sjell shumë fjalë nëpër shtyp.”

Me “oferten më të mirë midis të gjithëve” përfshihet edhe çmimi. Versioni 64GB i 5T do të kushtojë $499. Versioni 128GB gjithashtu është i disponueshëm. Vetem $20 më shumë se OnePlus 5, por me raport më të lartë midis asaj që blen dhe çmimit që paguan. Celularë të tillë premium, kushtojnë edhe $1000 ose më shumë. Kompania ndër vite ka mbajtur një nivel stabël të çmimeve, thuajse 50% më pak se Apple.

Burimi: TechCrunch

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0