ONE ofron telefona inteligjentë me këste në tregun shqiptar

ONE ofron telefona inteligjentë me këste në tregun shqiptar

ONE Telecommunications

Intervistë me Athanasios Paraskevas – Drejtori Komercial i ONE Telecommunications

  • Cili është vizioni i ONE Telecommunications?

ONE Telecommunications, së bashku me identitetin e ri, vjen edhe me një vizion të ri. Vizioni ynë është që të bëhemi operatori i preferuar në Shqipëri. Prioriteti ynë kryesor është teknologjia, që do të na japë mundësinë të ofrojmë vlerë më të mirë komunikimi dhe akses më të madh në internet. Përvoja e klientit është në themel për të realizuar vizionin tonë. Ne duam të ofrojmë rrjet më të mirë, duke garantuar mbulimin më të gjerë, si edhe navigimin më të sigurt.

  • Si do ta bëni realitet premtimin për t’u bërë operatori më i preferuar në Shqipëri?

Gjithçka nis me investimet në rrjet dhe ne nuk investojmë vetëm për mbulimin me rrjet, pasi është gjithashtu e rëndësishme edhe cilësia dhe siguria e rrjetit me të cilin operojmë. Ne jemi kompania e parë e telekomunikacionit në rajon që jemi bërë pjesë e iniciativës rrjet i pastër, dhe jemi krenarë për këtë!

Së dyti, ne do të ofrojmë plane tarifore më të mira dhe më të përballueshme, të cilat plotësojnë nevojat e klientëve. E dimë që ata kanë nevojë për to pasi i kemi pyetur dhe ne kemi dizenjuar gjithçka në bazë të këtyre nevojave.

Gjithashtu, ne synojmë ofrimin e një eksperience sa më mikpritëse dhe miqësore në dyqanet tona. Por nuk mbarojmë me kaq. Ne nxitemi nga vlerat në thelb të biznesit tonë. Ne do ta sfidojmë vetveten për të qenë transparentë dhe të mos bëjmë kurrë premtime të parealizueshme.  Pra, ne do t’i mbajmë premtimet dhe do të përmirësohemi vazhdimisht dhe në mënyrë dinamike.

  • Çfarë të reje sjell në treg ONE?

Përpos investimeve në mbulimin dhe cilësinë e rrjetit, ne do të ofrojmë për herë të parë në Shqipëri mundësinë e blerjes së telefonave inteligjentë me këste të vogla mujore, të shoqëruara me një plan komunikimi. Dhe kjo është diçka që konsumatori shqiptar e dëshiron shumë. Ne do t’u mundësojmë të gjithë shqiptarëve pajisjen me teknologjinë më të fundit dhe më të mirë me një çmim konkurrues.

  • Cili do të jetë produkti kryesor i vitit?

Paketa interneti pa limit dhe telefona inteligjentë me këste janë gjëra të reja për tregun shqiptar. Ne mund t’i ofrojmë klientëve pajisjet më të mira dhe më të fundit nga Samsung, Apple, Xiaomi dhe jo vetëm.

Si kompani telekomunikacioni, ne po ofrojmë gjithashtu edhe një shërbim të ri si interneti në shtëpi, Home NET. Ky shërbim ofron internet të shpejtë nëpërmjet një modemi portative, i cili mund të përdoret në më shumë se një vend të shtëpisë. E gjitha ndodh shumë thjesht, pa kosto instalimi, pa kabuj dhe pa u dashur të presësh për një teknik.

  • A do të përfitojnë klientët nga tarifa më të ulta?

Po! Ne kemi rishikuar planet tona tarifore dhe kemi reduktuar çmimin e tyre deri në 75%. Sot për sot, ne ofrojmë tarifat më të lira në treg të planeve me parapagesë. Ne do të vazhdojmë t’u ofrojmë më të mirën klientëve tanë.

  • Cila është gjëja më e veçantë që do të sjellë ONE për eksperiencën e klientit?

ONE do t’i bëjë klientët të ndjehen të mirëpritur, në qendër të vëmendjes dhe të sigurt, duke i shërbyer në çdo cep të vendit.

  • Çfarë do t’ju bëjë ju, ONE, më të mirë çdo ditë?

Çdo Ditë më të Mirë nuk është thjesht një premtim apo një slogan. Është një mentalitet! Një stil jetese për ne në ONE Telecommunications, të cilin e kanë përqafuar dhe e kanë bërë pjesë të prespektivës së tyre çdo punonjës, si në jetën profesionale ashtu dhe në atë personale. Ne përpiqemi që të jemi çdo ditë më të mirë, sepse duke qenë pak më të mirë çdo ditë, jemi shumë më të mirë gjithmonë!

  • Në krahasim me produktet e Telekom Albania, a do të ndryshojë ONE në mënyrë drastike?

Në përmbushje të premtimit dhe sloganit tonë, ne po kërkojmë nga vetja më shumë dhe po e sfidojmë atë drejt një përmirësimi të vazhdueshëm. Fillimet e reja sjellin sfida dhe mundësi të reja për të ofruar zgjidhjet më të mira për qytetarët shqiptarë. Sot ne jemi më me përvojë dhe më të fokusuar në qëllimin tonë për t’u bërë kompania më e preferuar e telekomunikacionit në vend.

  • Si do t’i bindni klientët që ONE është zgjedhja më e mirë për ta?

Produktet tona janë krijuar në bazë të kërkesave të tyre. I kemi pyetur klientët fillimisht dhe më pas kemi krijuar plane komunikimi me thirrje dhe internet pa limit, me qëllim që ata të jenë të lidhur në çdo vend dhe në çdo kohë. Ne do të kujdesemi për abonentët ekzistues dhe do t’u shërbejmë më mirë se kurdoherë më parë. Klientët vijnë të parët dhe janë në qendër të gjithçkaje. Ne do t’i trajtojmë në të njëjtën mënyrë si edhe familjarët tanë. Shërbimi i shkëlqyer do t’i bëjë ata ambasadorët tanë më të mirë.

  • A i keni identifikuar nevojat e klientëve gjatë kësaj periudhe të pandemisë, dhe si po i përmbushni këto nevoja?

Gjatë pandemisë, njerëzit kanë më shumë nevojë se kurrë për komunikim, sidomos për shërbime data dhe pajisje celulare. Dhe ne e kemi përkthyer këtë në paketa me internet pa limit, blerje të telefonave me këste dhe zgjidhje interneti apo ofrimin e internetit në shtëpi. /Gazeta Mapo

ONE Telecommunications

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
Karta ime
1