One eSim/ One Albania prezanton gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së kartave SIM - Business Magazine Albania

One eSim/ One Albania prezanton gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së kartave SIM

One eSim/ One Albania prezanton gjeneratën e ardhshme të teknologjisë së kartave SIM

Të gatshëm për të thjeshtuar dhe digjitalizuar përvojën e çdo klienti të ri dhe atij ekzistues One Albania ka prezantuar shërbimin e saj ONE eSIM. Ky shërbim shënon një hap përpara në përmirësimin e përvojës për klientët tanë dhe është i aksesueshëm në çdo dyqan One Albania. 

Çfarë është eSim?

eSIM (Embedded Subscriber Identity Module), është një teknologji e re që zëvendëson kartën tradicionale fizike SIM me një çip të vendosur direkt në harduerin e pajisjes. Gjenerata e ardhshme e teknologjisë së kartës SIM siguron aktivizimin e një plani tarifor celular, pa pasur nevojë për kartën SIM fizike. 

Kjo teknologji mundëson një sërë përfitimesh për klientin, nga komoditeti e deri te siguria dhe impakti në mjedis. 

Ky shërbim ofrohet për të gjithë klientët në katër hapa të thjeshtë: 

  1. Klientët mund të vizitojë çdo dyqan të ONE për të filluar procesin.
  2. Punonjësi i shërbimit regjistron klientin dhe siguron kuponin eSim. 
  3. Duke përdorur celularin, klienti skanon kodin QR në kuponin fizik.
  4. Profili eSIM shkarkohet dhe aktivizohet në telefonin celular të klientit dhe është gati për t’u përdorur. 

Shërbimi eSIM me cilësinë më të lartë ofruar nga One Albania përfaqëson një hap të rëndësishëm përpara në përmirësimin e përvojës së klientit duke, ofruar komoditet, fleksibilitet, siguri teksa  përdoruesit përjetojnë të ardhmen e teknologjisë celulare me One eSIM.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0