ONE dhe ALBtelecom mbështesin eventin e parë ndërkombëtar të bizneseve startup, drejtuar nga gra frymëzuese - Business Magazine Albania

ONE dhe ALBtelecom mbështesin eventin e parë ndërkombëtar të bizneseve startup, drejtuar nga gra frymëzuese

Women Startup Competition, konkursi  dedikuar për gratë dhe vajzat sipërmarrëse erdhi për herë të parë në Shqipëri si një program i vlerësuar nga Ministria e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes.

Ky konkurs që synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në sipërmarrje dhe inovacion është pjesë e rrjetit evropian të ekosistemit Women Startup Competition. Ai është themeluar për t’u dhënë mundësi grave sipërmarrëse dhe skuadrave të tyre të takojnë investitorë dhe partnerë të mundshëm, të marrin mbështetje dhe këshilla për të arritur qëllimet e tyre të biznesit.

Mentorë ndërkombëtarë dhe vendas shoqëruan konkurrentet drejt konkursit final që u zhvillua me 5 nëntor në Durrës, falë WSC që është një prej inkubatorëve të përzgjedhur për të kontribuar në ekosistemin e startup-eve. Gjatë pasdites të së shtunës u prezantuan dhjetë ide kreative biznesi para jurisë dhe përfaqësuesve të biznesit, ku  u shpallën edhe 3 prej ideve më të mira.

“Albina Bardhi , fituesja e çmimit të parë me startup-in e saj Praktika.al, përveç financimit që do i shërbejë zhvillimit të biznesit të saj, do të ketë mundësinë të bëhet pjesë në finalen europiane, Women Startup Competition”, tha Tamas Muller.

Praktika.al është një zgjidhje teknologjike inovatore që mundëson akses në kohë reale të kërkesës dhe ofertës në tregun e punës. Çmimi fitues dhe disa programe mentorimi për startup-et u mbështetën nga One Telecomunications dhe ALBtelecom.

ONE dhe ALBtelecom janë plotësisht të angazhuar për nxitjen e praktikave të biznesit që fuqizojnë gratë dhe nxisin barazinë gjinore në vendin e punës, për tregun dhe komunitetin. Të gjithë aktorët e mjedisit të biznesit duhet ta konsiderojnë barazinë gjinore si një arritje e suksesit të ndërsjellë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0