OKB: Numri i popullsisë në botë po arrin shifrën 8 miliardë - Business Magazine Albania

OKB: Numri i popullsisë në botë po arrin shifrën 8 miliardë

Bota nuk ka pse të alarmohet edhe pse  numri i popullsisë globale po i  afrohet me shpejtësi shifrës 8 miliardë, thotë OKB.

Teksa Popullsia globale parashikohet të arrijë  këtë moment historik më 15 nëntor të këtij viti , shumë shprehin shqetësime për ndikimin e numrit në rritje në një botë që tashmë po lufton me pabarazi të madhe, krizën klimatike ,  zhvendosjen dhe migrimin e nxitur nga konfliktet.

Megjithatë, Dr Natalia Kanem, drejtore ekzekutive e Fondit të Popullsisë së OKB-së UNFPA, u bëri thirrje vendeve të mos futen në panik, por në vend të kësaj të përqendrohen në ndihmën e grave, fëmijëve dhe njerëzve me pak mundësi që janë më të rrezikuar nga ndryshimet demografike.

Lexo edhe: IPCC: Bota duhet të përgjysmojë emetimet e CO2 deri më 2030

“E kuptoj që ky moment mund të mos festohet nga të gjithë. Disa shprehin shqetësime se bota jonë është e mbipopulluar dhe burime të pamjaftueshme. Por unë jam këtu për të thënë qartë se numri i madh i jetëve njerëzore nuk është shkak për frikë”, tha ajo.

Kanem paralajmëroi  se nëse qeveritë përqendrohen vetëm te numrat, ata rrezikojnë të vendosnin kontrolle të popullsisë për të cilat historia ka treguar se janë “të paefektshme dhe madje të rrezikshme”.

“Ne nuk mund të përsërisim shkeljet skandaloze të të drejtave të njeriut që u grabitin grave aftësinë e tyre për të vendosur nëse [ose] kur të mbeten shtatzënë, apo fare. Alarmi mbi numrin në rritje të popullsisë, na largon nga ajo ku duhet të përqendrohemi.”, tha Kanem./ Times

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0