OBSH paralajmëron: Në ditët e ardhshme numri i vdekjeve do shkojë mbi 50,000

OBSH paralajmëron: Në ditët e ardhshme numri i vdekjeve do shkojë mbi 50,000


Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, numri i vdekjeve për shkak të koronavirusit do të shkojë mbi 50,000 brenda “ditëve të ardhshme”.

Lexo: Kryeministri: Ndalohen pagesat e qerave nga ana e bizneseve të vogla dhe familjarëve të regjistruar në punë

Drejtori i Përgjithshëm i organizatës, Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus u tha gazetarëve të mërkurën në mbrëmje se numri në rritje i vdekjeve të COVID-19 ishte “thellësisht shqetësues”.

“Teksa hyjmë në muajin e katërt që nga fillimi i pandemisë, unë jam thellësisht i shqetësuar për përshkallëzimin e shpejtë dhe përhapjen globale të infeksionit. Gjatë pesë javëve të fundit kemi parë një rritje gati eksponenciale në numrin e rasteve të reja që arrijnë pothuajse në çdo vend, territor dhe zonë. Numri i rasteve është dyfishuar më shumë se javën e kaluar. Në ditët e ardhshme, ne do të arrijmë në një milion raste të konfirmuara dhe 50,000 vdekje”, u shpreh ai.

Fjalët e tij erdhën pasi numri i çështjeve të konfirmuara në mbarë botën ishte rreth 911,000 dhe numri i vdekjeve më shumë se 45,000.

Lexo: Ekuilibri i jetës

Dr. Tedros bëri thirrje për më shumë ndihmë ndaj vendeve në Afrikë dhe Amerikën Qendrore e Jugore, ku ai tha se, “COVID-19 mund të ketë pasoja të rënda sociale, ekonomike dhe politike”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0