Organizata Botërore e Shëndetësisë është shprehur se rreziku i përhapjes së koronavirusit përmes ushqimit është shumë i ulët, ndërsa u tha qytetarëve të mos shqetësohen se virusi mund të hyjë në zinxhirin e tyre ushqimor.
“Njerëzit nuk duhet të tremben nga ushqimi, nga paketimi i ushqimeve apo ushqimi që porosisin në shtëpi” tha Mike Ryan, kreu i programit të emergjencave në OBSH gjatë një konference për shtyp.
Lexoni: Kufizimet e reja për turistët/ Italia lejon hyrjen e kushtëzuar për këto shtete
“Nuk ka të dhëna se zinxhiri i ushqimit është i përfshirë në përhapjen e koronavirusit”, shtoi ai.
Më herët, autoritetet kineze shëndetësore ishin në alarm pas zbulimit të koronavirusit gjatë një kontrolli të krahëve të pulës, që importoheshin nga Brazili. Autoritetet thanë se menjëherë kishin diagnostikuar në testime personat që kishin pasur kontakt me produktet e infektuara si dhe të afërmit e tyre. Testimet rezultuan negative, sipas informacionit që ata publikuan.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.