Nutriprep, startupi kosovar për ushqyerje të shëndetshme - Business Magazine Albania

Nutriprep, startupi kosovar për ushqyerje të shëndetshme

Nutriprep

Nutriprep.ks është një ekip i përbërë nga sportistë, të cilët njohin rëndësinë e të ushqyerit shëndetshëm. Kjo nga nevojea e tyre për ushqim të shëndetshëm dhe të gatshëm, pasi jeta e një sportisti është shumë dinamike. Ekipi i nutriprep ka krijuar një startup biznes bazuar në këto nevoja. 

Nutriprepks fitoi vendin e tretë në kohortin e dytë të inkubatorit të biznesit të organizuar nga VentureUP, dhe si fitues përveç çmimit në para me të cilat do të krijoj një linjë moderne të të ushqyerit shëndetshëm dhe gjithashtu do të ketë konsulencë gjatë një viti nga ekspertët më të mirë në vend.

Nutriprep.ks ofron një plan javor të personalizuar për çdo klient në bazë të specifikave kalorike të kërkuara. 

Lexo: KFConsole, edhe ushqim edhe lojë

Duke parë obezitetin si problem serioz të shoqërisë, ekipi i nutriprep ka krijuar gjithashtu një meny  për këtë kategori. 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0