Mijëra dyqane në Francë kanë nisur të përdorin sisteme të inteligjencës artificiale për të identifikuar në kohë reale vjedhjet në rafte, një lëvizje që po konsiderohet revolucionare nga tregtarët, por alarmante nga mbrojtësit e privatësisë.
Sistemet e reja analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë dhe sinjalizojnë automatikisht stafin kur zbulojnë lëvizje të dyshimta, si fshehja e produkteve në çanta, gjeste të pazakonta pranë rafteve apo tentativa për të shmangur skanimin në kasa. Brenda sekondash, punonjësit marrin një video të shkurtër me momentin e dyshuar dhe vendosin nëse duhet të ndërhyjnë.
“Shpesh është fshehja ajo që na jep sinjalin kryesor. Kur sistemi e kap atë gjest, të gjithë kalojmë në gatishmëri,” ka deklaruar për mediat franceze një menaxher supermarketi në periferi të Parisit.
Lexo gjithashtu: NASA zbulon “zemrën që rreh” nën akull, pamje spektakolare nga Arktiku
Pronarët e bizneseve thonë se teknologjia ka ulur ndjeshëm humbjet financiare. Disa raportojnë përgjysmim të dëmeve nga vjedhjet brenda një viti, ndërsa të tjerë e konsiderojnë sistemin më ekonomik sesa punësimi i rojeve private të sigurisë.
Megjithatë, përdorimi i AI-së në hapësira tregtare ka hapur një debat të fortë ligjor dhe etik. Autoriteti francez për mbrojtjen e të dhënave, CNIL, ka paralajmëruar se analizimi masiv i sjelljes së klientëve përbën përpunim të të dhënave personale dhe kërkon bazë të qartë ligjore.
Në qendër të këtij revolucioni teknologjik është startup-i francez Veesion, i cili pretendon se ka instaluar softuerin e tij në 2,000–3,000 dyqane në të gjithë vendin. Kompania thekson se sistemi nuk përdor njohje fytyre dhe respekton rregulloren evropiane për mbrojtjen e të dhënave (GDPR).
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto