Nuk paguani kuponin tatimor, emri juaj bëhet publik

Nuk paguani kuponin tatimor, emri juaj bëhet publik


Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka bërë publike 127 emra sipërmarrësish që nuk kanë lëshuar kupon tatimor.

Sigurisht biznesët që nuk lëshojnë kupon apo nuk janë të pajisur me kasë janë më shumë, por në listë janë sipërmarrje ku inspektorët kanë verifikuar dy herë të njëjtin gabim.

Pra, sipërmarrësit apo klientët janë kapur për herë të dytën herë pa kasën e instaluar, apo me produktin e shitur dhe të pa shoqëruar me kupon.

Lista: Kundravajtësit ndaj pajisjeve fiskale

Publikimi i emrave të biznesit, duket një tjetër instrument i tatimorëve për të ulur informalitetin në vend.

Studimet e pak viteve më parë flasin për një nivel informaliteti që luhatet mes 35-45% të aktivitetit ekonomik. Tregues që vlerësohet të jetë ulur vitet e fundit, me disa aksione antiinformalitetit të ushtruara në të gjithë vendin.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0