Të dy vendet ndanë vendet e para në Shkurt, me Japoninë që ishte sipër Singaporit në Mars.
Indeksi i pasaportave Henley rendit pasaportat sipas numrit të shteteve që mbajtësit e tyre mund të vizitojnë pa qenë nevoja për vizë, bazuar kryesisht në të dhënat nga Autoriteti Ndërkombëtar i Transportit Ajror (IATA). Ai përditësohet rregullisht për të pasqyruar ndryshimet në numrin e marrëveshjeve për heqjen e vizave midis vendeve.
Falë një ndryshimi të marrëveshjeve të nënshkruara që nga Maji pasaporta e Japonisë tani lejon qytetarët e saj të hyjnë në 190 vende dhe territore pa vizë. Singapori humbi vendin e parë nga vetëm një lokacion, për një total prej 189 vendesh.
Lexoni: Sa vlen pasaporta shqiptare?!
Në vendin e tretë ishte Gjermania, Franca dhe Korea e Jugut, me 188 destinacione të aksesueshme pa viza.
Indeksi gjithashtu identifikoi vendet me rritjen më të lartë të heqjes së vizave për qytetarët, përfshirë Kinën dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, që siguruan më shumë marrëveshje për heqjen e vizave nga të gjitha vendet këtë vit, njofton CNN.
Përsa i përket vendit tonë, Shqipëria renditet në vendin e 48-të, sepse tashmë shqiptarët mund të udhëtojnë pa viza në 114 vende të botës.
burimi: weforum
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto