Nuk do ta besoni se çfarë pasurie fshihet në minierën e Kromit në Bulqizë. Depozita më e madhe në botë - Business Magazine Albania

Nuk do ta besoni se çfarë pasurie fshihet në minierën e Kromit në Bulqizë. Depozita më e madhe në botë

Miniera e kromit në Bulqizë mban depozitën më të madhe të hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë.

Profesori i Fakultetit të Gjeologji Minierave, Bardhyl Muceku, i cili ishte pjesë e ekipit prej 8 profesorësh shqiptarë dhe francezë, që zbuluan praninë e këtij gazi që konsiderohet si karburanti i së ardhmes, i ka thënë TV SCAN detajet e studimit, puna e të cilit filloi në maj të vitit të kaluar.

Përveç sasisë së madhe, kjo është depozita e parë e hidrogjenit natyror të zbuluar deri më tani në botë, duke i dhënë vlera të jashtëzakonshme reduktimit të emetimeve të gazeve me efekt serrë, që ndikojnë në ndryshimet klimatike.

Prof. Muceku tregon edhe procesin e ndjekur, që konsistoi në matjen e flluskave të gazit në ujërat e minierës.

Ndërkaq, duke marrë në konsideratë sasitë e madha, vlera ekonomike është shumë e madhe.

Përdorimi i hidrogjenit si burim i pastër energjie për makinat, shtëpitë apo centralet elektrike është një nga alternativat që vendet e Bashkimit Evropian po promovojnë në drejtim të energjisë së pastër dhe industrisë së qendrueshme, duke zëvendësuar burimet fosile, sikurse është nafta apo qymyri.

( Marre nga Scan TV )

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0