N'RINI - Industria kreative dhe digjitalizimi - Episodi 5 - Business Magazine Albania

N’RINI – Industria kreative dhe digjitalizimi – Episodi 5

N'RINI

Ka nisur emisioni më i ri “N’Rini”, me plot të qeshura, argëtim, diskutime, për qejf si n’rini në kuadër të titullit “Tirana, Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2022” (Tirana EYC 2022) i cili implementohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, në bashkëpunim me Bashkinë Tiranë.

Në episodin e pestë me temë “Industria kreative dhe digjitalizimi”, të ftuar ishin Gerti Boshnjaku – Themelues dhe CEO New Media Group dhe Albania Tech dhe Klajdi Priska – Përgjegjës Politikash, KRK, Koordinator Programi “Rinia, Ekonomia Krijuese dhe Novacioni”, Tirana EYC 2022.

https://www.youtube.com/embed/IbNFaMQZTcE

Gjatë bisedës mbi industrinë kreative dhe digjitalizmin, të ftuarit u ndalën tek fusha e komunikimit dhe teknologjisë. Si po i prek të rinjtë digjitalizimi dhe bota virtuale e komunikimit online?

‘’Në harkun e viteve që vijnë, shumë profesione aktuale do të transformohen prej ritmit të ndryshimeve dhe zhvillimeve teknologjike. Një ndërthyrje midis kreativitetit dhe automatizimit të aftësive dhe proceseve të punës do të dominojë mënyrën sesi i qasemi problemeve dhe risive në shoqëri.” – theksoi Gerti.

Ai shtoi se të rinjtë sot hasen me një botë mundësish dhe hapësirash për të përvetësuar aftësi të reja, por është e rëndësishme të ruajmë vlerat dhe parimet njerëzore dhe origjinale duke përdorur teknologjinë në përfitim të komunitetit.

Lexo: Teknologjia, një mundësi e lidhjes së diaporës me Shqipërinë

“Mendoj se të rinjtë shqiptar duhet të shfrytëzojnë hapësirat e ofruara dhe të ndërmarrin më shumë rreziqe për të eksploruar fushën e teknologjisë dhe digjitalizimit. Nxitja e inovacionit dhe edukimit të të rinjve për aftësimin e tyre në digjitalizim ndikon pozitivisht në angazhimet e tyre profesionale dhe personale” – shtoi Klajdi gjatë diskutimit N’Rini.

Për të zbuluar më shumë mbi diskutimet gjatë këtij episodi që preku disa nga temat më interesante të zhvillimeve teknologjike dhe angazhimit të të rinjve në këto fusha, ndiq episodin e plotë:

Emisioni N’Rini sjell tematika dhe biseda që prekin të rinjtë dhe jetën e tyre në fusha të ndryshme. Transmetohet çdo të enjte në orën 20:00 në kanalin e youtube të Tirana EYC 2022 – KRK https://www.youtube.com/channel/UCLco8ProBaoWhVGOxaGmaUw/videos

Ky podcast realizohet nga Kongresi Rinor Kombëtar, Ide Albania dhe Concept Marketing Albania në kuadër të Tirana EYC 2022, me mbështetjen e Bashkisë Tiranë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0