Novergjezja “Nord Pool” shfaq interes për bursën shqiptare të energjisë - Business Magazine Albania

Novergjezja “Nord Pool” shfaq interes për bursën shqiptare të energjisë


Gjiganti evropian i bursave të energjisë, Nord Pool është interesuar për administrimin e bursës shqiptare të Energjisë. Lajmi bëhet i ditur nga burimet brenda Ministrisë së Energjisë, të cilat kanë pohuar se “Nord Pool”, një nga njësitë më të mëdha të tregtimit të energjisë në Europë ka interes serioz për të menaxhuar “Albania Power Exchange”.

Ministria e Energjisë është duke parë interesin e operatorëve të mëdhenj të bursave evropiane, ndërkohë që ka në plan të liçensojë bursën në pranverën e vitit 2017.

“Nord Pool” është arena kryesore e tregtimit të energjisë në Evropë, e bazuar në modelin “One day ahed” (Me kontrata një ditë në avancë) dhe Intraday (me kontratë brenda ditës) me linja në nëntë vende europiane.

Nord Pool e ka bazën në Norvegji dhe ka në gjirin e saj 380 kompani antare. Gjithashtu ajo ka linjat e veta të tregtimit në Austri, Danimarkë, Estoni, Finlandë, Francë, Gjermani, Britaninë e Madhe, Letoni, Lituani, Hollandë dhe Suedi.

Gjatë vitit 2015, “Nord Pool” tregtoi një total prej 489 TWh.

Qeveria shqiptare në plotësim të detyrimeve ligjore për liberalizimin e tregut të energjisë synon të aplikojë modelin nordik të tregtimit të energjisë në bazë të të cilit parashikohet krijimi i Bursës së Energjisë ku furnizuesit, tregtarët dhe konsumatorët e mëdhenj të kenë mundësinë të blenë në kohë reale energjinë dhe jo më kontrata bilaterale si tani.

Dalja në treg të lirë për furnizimin me energji elektrike e rreth 6300 bizneseve më 2017 kërkon një treg real të energjisë. Gjithashtu hyrja në prodhim e HEC-it të Banjës në lumin Devoll që është në pronësi të kompanisë norvegjeze, Statcraft, do të jetë nxitje e madhe për funksionimin e “Albania Power Exchange”. Statcraft në kontratën me qeverinë shqiptare ka negociuar shitjen në tregun e lirë të energjisë, ndryshe nga investitorët e tjerë, të cilët e shesin prodhimin e tyre tek kompanitë publike.

 

burimi: monitor.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0