Nominoni mentorin e vitit, një çmim nga YSB Balkans - Business Magazine Albania

Nominoni mentorin e vitit, një çmim nga YSB Balkans

Gowpreneur cmimi i mentorit

Mentorimi është një faktor i rëndësishëm suksesi në biznes, veçanërisht për startup-et në faza të hershme dhe për bizneset mikro dhe të vogla. YSB Balkans, në kuadër të programit Growpreneur, do të ndajë disa çmime, të cilat synojnë të promovojnë mentorët e shquar. Flitet për mentorët që kanë demonstruar një angazhim të vazhdueshëm për të mentoruar startup-et dhe bizneset mikro dhe të vogla në Shqipëri gjatë vitit 2021, si modele në ekosistemin shqiptar të sipërmarrjes.

Në qëllimin e këtij çmimi, mentorimi përkufizohet si procesi i ofrimit të udhëzimeve, këshillave pragmatike, mbështetjes dhe inkurajimit të vazhdueshëm për sipërmarrësit, për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë proceset e tyre të të mësuarit dhe zhvillimit, në mënyrë që  të zhvillojnë aftësitë e të maksimizojnë potencialin e tyre, të përmirësojnë aftësitë në lidership dhe performancën në biznes, duke u bërë sipërmarrësit që duan të jenë.

Nominoni mentorin tuaj të preferuar këtu!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0