“Nomadland” triumfon në Oscar, lista e plotë e fituesve - Business Magazine Albania

“Nomadland” triumfon në Oscar, lista e plotë e fituesve

Mesnatën e të dielës u mbajt ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar. Organizimi ishte një rikthim në normalitet pasi kishte pjesëmarrje nga publiku dhe maskat nuk ishin të detyrueshme.

Anthony Hopkins u shpall aktori më i mirë dhe “Nomadland”, drama amerikane nga Chloe Zhao, triumfoi në edicionin e 93-të të ndarjes së Çmimeve Oscar, duke marrë statujën e artë.

Ndërkohë, Zhao u zgjodh edhe regjisorja më e mirë, duke u bërë gruaja e parë me ngjyrë që e merr këtë çmim. Për interpretimin e jashtëzakonshëm në filmin “Nomadland”, Frances McDormand mori çmimin e aktores më të mirë.

Kur të gjithë mendonin se “aktori më i mirë” do të shkonte për të ndjerin Chadwick Boseman, i cili u nda nga jeta vitin e kaluar, nuk ndodhi aspak kështu. Kjo statujë shkoi për të madhin Sir Anthony Hopkins, tashmë në moshën 83-vjeçare, për interpretimin në filmin “The Father”.

Ndërkohë lista e plotë e fituesve është:

Filmi më i mirë

“Nomadland” — Fituesi

“The Father”

“Judas and the Black Messiah”

“Mank”

“Minari”

“Promising Young Woman”

“Sound of Metal”

“The Trial of the Chicago 7”

Regjisori më i mirë

Chloé Zhao, “Nomadland” — Fituesja

Thomas Vinterberg, “Another Round”

David Fincher, “Mank”

Lee Isaac Chung, “Minari”

Emerald Fennell, “Promising Young Woman”

Aktorja më e mirë në rol protagonist

Frances McDormand, “Nomadland” — Fituesja

Viola Davis, “Ma Rainey’s Black Bottom”

Andra Day, “The United States vs. Billie Holiday”

Vanessa Kirby, “Pieces of a Woman”

Carey Mulligan, “Promising Young Woman”

Aktori më i mirë në rol protagonist

Anthony Hopkins, “The Father” — Fituesi

Riz Ahmed, “Sound of Metal”

Chadëick Boseman, “Ma Rainey’s Black Bottom”

Gary Oldman, “Mank”

Steven Yeun, “Minari”

Aktorja më e mirë në rol mbështetës

Yuh-jung Youn, “Minari” — Fituesi

Maria Bakalova, “Borat Subsequent Moviefilm”

Glenn Close, “Hillbilly Elegy”

Olivia Colman, “The Father”

Amanda Seyfried, “Mank”

Aktori më i mirë në rol mbështetës

Daniel Kaluuya, “Judas and the Black Messiah” —Fituesi

Sacha Baron Cohen, “The Trial of the Chicago 7”

Leslie Odom Jr., “One Night in Miami…”

Paul Raci, “Sound of Metal”

LaKeith Stanfield, “Judas and the Black Messiah”

Kënga më e mirë origjinale

“Fight For You” from “Judas and the Black Messiah” — Fituesi

“Hear My Voice” from “The Trial of the Chicago 7”

“Husavik” from “Eurovision Song Contest: The Story of Fire Saga”

“lo Sì (Seen)” from “The Life Ahead (La Vita Davanti a Se)”

“Speak Now” from “One Night in Miami…”

Filmi më i mirë i animuar

“Soul” — Fituesi

“Onward”

“Over the Moon”

“A Shaun the Sheep Movie: Farmageddon”

“Wolfwalkers”

Grimi dhe flokët

“Ma Rainey’s Black Bottom” — Fituesi

“Emma.”

“Hillbilly Elegy”

“Mank”

“Pinocchio”

Efektet vizuale më të mira

“Tenet” — Fituesi

“Love and Monsters”

“The Midnight Sky”

“Mulan”

“The One and Only Ivan”

Fotografia më e mirë

“Mank” — Fituesi

“Judas and the Black Messiah”

“News of the World”

“Nomadland”

“The Trial of the Chicago 7”

Montazhi më i mirë

“Sound of Metal” — Fituesi

“The Father”

“Nomadland”

“Promising Young Woman”

“The Trial of the Chicago 7”

Produksioni më i mirë

“Mank” — Fituesi

“The Father”

“Ma Rainey’s Black Bottom”

“Neës of the World”

“Tenet”

Miksimi më i mirë i zërit

“Sound of Metal” — Fituesi

“Greyhound”

“Mank”

“Neës of the World”

“Soul”

Filmi më i mirë ndërkombëtar

Denmark, “Another Round” — Fituesi

Hong Kong, “Better Days”

Romania, “Collective”

Tunisia, “The Man Who Sold His Skin”

Bosnia and Herzegovina, “Quo Vadis, Aida?”

Dokumentari më i mirë me metrazh të shkurtër

“Colette” — Fituesi

“A Concerto Is a Conversation”

“Do Not Split”

“Hunger Ward”

“A Love Song for Latasha”

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0