Njihuni me 9 vjeçarin që do të diplomohet në universitet muajin e ardhshëm

Njihuni me 9 vjeçarin që do të diplomohet në universitet muajin e ardhshëm


Një fëmijë nga Belgjika, në moshën 9-vjeçare,do të diplomohet në nivelin bachelor muajin e ardhshëm,

Laurent Simons po studion inxhinieri elektrike në Universitetin e Teknologjisë Eindhoven (TUE).

I përshkruar nga profesorët e tij si “i jashtëzakonshëm’, Laurent është në rrugën e duhur për të përfunduar studimet e tij në Dhjetor.

Ai më pas planifikon të ndjekë doktoraturën për inxhinieri elektrike, ndërsa studion gjithashtu edhe për mjekësi, tha babai i tij për CNN.

Prindërit e tij, Lydia dhe Alexander Simons, menduan se gjyshërit e Laurent po e ekzagjeronin kur thanë që ai ishte një “dhuratë”, por mësuesit e gjeniut shumë shpejt e konfirmuan këtë.

“Ata vunë re diçka shumë të veçantë tek Laurent”, tha Lydia.

9-vjeçari vjen nga një familje mjekësh. Prindërit e tij deri më tani nuk kanë marrë asnjë shpjegim se përse fëmija i tyre është i aftë të mësojë kaq shpejt. Duke qeshur, e ëma e tij tha se kishte ngrënë shumë peshk gjatë shtatzënisë.

Nytimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0