Njihuni me 19-vjeçarin miliarder, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë që mund të arrijë në 110 milionë dollarë - Business Magazine Albania

Njihuni me 19-vjeçarin miliarder, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë që mund të arrijë në 110 milionë dollarë

Njihuni me 19-vjeçarin miliarder, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë që mund të arrijë në 110 milionë dollarë

Alexandr Wang u rrit nën hijen e Los Alamos National Lab të New Mexico, vendi i fshehtë ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës zhvilluan bombën e parë atomike gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Prindërit e tij ishin fizikanë dhe punonin në projekte për armë të ushtrisë. Tani ai bën të njëjtën gjë: Scale AI, shoqëria me seli në San Francisko, që Wang e krijoi gjashtë vite më parë, ka nënshkruar tre kontrata me vlerë që mund të arrijë në 110 milionë dollarë, në varësi të nevojave të qeverisë, për të ndihmuar Forcat Ajrore dhe Ushtrinë e SHBA për të përdorur Inteligjencën Artificiale. Jo keq për një 25-vjeçar.

Teknologjia e Scale analizon imazhet satelitore me shpejtësi shumë më të madhe se njerëzit, për të përcaktuar se sa dëme po shkaktojnë bombat ruse në Ukrainë. Por ajo nuk i shërben vetëm ushtrisë. Më shumë se 300 kompani, mes të cilave General Motors dhe Flexport, përdorin Scale për të analizuar lumin e informacioneve, për shembull, miliona dokumente transporti ose pamje nga makina me vetëdrejtim.

“Çdo industri mbështetet në një sasi të madhe të dhënash”, – pohon Wang, i cili u shfaq në klasifikimin e Forbes Under 30 (njerëzve më të pasur në moshën nën 30 vjeç) në vitin 2018. “Synimi ynë është të ndihmojnë të zhbllokojmë potencialin e të dhënave dhe të fuqizojmë biznesin e tyre nëpërmjet Inteligjencës Artificiale”.

Vitin e kaluar u vendos për Scale një raund financimi 325 milionë dollarë, e cila gjeneron të ardhura të vlerësuara në 100 milionë në vit, me vlerë 7,3 miliardë. Pjesa e Wang, e vlerësuar 15%, vlen 1 miliard dollarë, duke e bërë atë miliarderin më të ri “self made” në botë. Miliarderi i dytë më i ri në botë është Pedro Franceschi, 25 vjeç, brazilian, themelues i shoqërisë së kartave të kreditit Brex.

Që fëmijë, Wang ishte një gjeni i numrave, i cili merrte pjesë në konkurse kombëtare të matematikës dhe programimit. Në shkollën fillore, ai u regjistrua për herë të parë në konkursin kombëtar të matematikës për të marrë një biletë falas për në Disney World. Ai nuk fitoi, por mori udhëtimin që donte.

Në moshën 17-vjeçare punonte me kohë të plotë si programues për faqen e pyetjeve dhe përgjigjeve Quora. Aty, ai takon bashkëthemeluesen tjetër të Scale, Lucy Guo. Studoi për pak kohë machine learning në MIT dhe themeloi Scale së bashku me Guo pas vitit të parë të universitetit, falë investimit të Y Combinator.

“U thashë prindërve se do të ishte vetëm një gjë verore – kujton Wang. – Natyrisht nuk u ktheva më kurrë në universitet”.

https://www.forbes.com/sites/colehorton/2022/05/25/the-new-youngest-self-made-billionaire-in-the-world-is-a-25-year-old-college-dropout/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0