Njihen pensionet Shqipëri-Itali! Përfitojnë 500 mijë emigrantë në Itali dhe 20 mijë italianë në Shqipëri - Business Magazine Albania

Njihen pensionet Shqipëri-Itali! Përfitojnë 500 mijë emigrantë në Itali dhe 20 mijë italianë në Shqipëri

pensionet

Shqipëria dhe Italia kanë dakordësuar marrëveshjen teknike për njohjen e pensioneve mes dy vendeve.

Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen pensionet e pleqërisë, sigurimet për përfitimet për sëmundjet e barrë-lindjet si dhe sigurimin për papunësinë si për shqiptarët që jetojnë në Itali, ashtu edhe për shtetasit italianë që jetojnë e punojnë në Shqipëri dhe derdhin kontributet e tyre këtu.

Numri i përfituesve pritet të jetë i lartë. Janë mbi 500 mijë qytetarë shqiptarë emigrantë që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj që do të përfitojnë nga njohja e sistemit të pensioneve mes dy shteteve.

Finalizimin e kësaj marrëveshje që synon trajtim të barabartë për njohjen reciproke të viteve të pensionit për qytetarët që kanë punuar në të dy vendet, ka qenë një kërkesë e hershme veçanërisht e komunitetit shqiptar që jeton në Itali dhe një përpjekje e vazhdueshme mes palëve për të arritur në këtë hap konkret.

Marrëveshja për njohjen e viteve të punës duket se do të nisë zbatimin duke filluar nga viti 2023.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0